
Përditësuar:
FIER – Pas 5 javësh kampionat, skuadra fierake e Apolonisë ka marrë vetëm 2 pikë, pas barazimeve ndaj Bylisit dhe Kastriotit, ndërkohë të bardhejeshilët kanë humbur kundër Vllaznisë, Partizanit dhe Laçit,. Pas kësaj ecurie vjen edhe divorci me trajnerin Kolela, raporton “Panorama Sport”.
Deri në emërimin e trajnerit të ri, skuadrën e Apolonisë do ta drejtojë tekniku Nikolin Çoçlli, pjesë e klubit fierak. Mesa duket, drejtuesit e klubit nuk duan të nxitohen në përzgjedhjen e trajnerit të ri, i cili tani besohet se do të jetë shqiptar.
B.T (Dosja.al)