Aktualitet

Vlorë/ Kërcënojnë rojen dhe i marrin 350 mijë lekë, maskat grabitin karburantin në Novoselë

Gjatë natës është grabitur një karburant në Novoselë të Vlorës nga dy persona. Autorët kanë kërcënuar rojen dhe i kanë marrë xhiron ditore, prej 350 mijë lekë të vjetra.
Featured image of article: Vlorë/ Kërcënojnë rojen dhe i marrin 350 mijë lekë, maskat grabitin karburantin në Novoselë Foto nga vendi i ngjarjes
Përditësuar:

VLORE- Gjatë natës është grabitur një karburant në qendër të Novoselës në Vlorë.

Dosja.al mëson se  dy persona të maskuar dhe të armatosur  kanë kërcënuar rojen duke i marrë xhiron ditore prej afro 350 mijë lekë të vjetra. 

Në dëshminë e tij në polici roja ka treguar se ka dëgjuar të thonë grabitësit:” Nxirr pistoletën”. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më pas grabitësit kanë thyer  xhamin e kabinës ku rrinte roja dhe i kanë marrë lekët. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

(J.V/F.G/Dosja.al)

 

Shto Koment