
ANGLI– Dy persona janë dërguar me urgjencë në spital ditën e sotme pas një goditje të dyfishtë me thikë që ndodhi brenda dyqanit ‘Marks & Spencer’në Burnley.
Policia e Lancashire bën me dije se është arrestuar një burrë pasi ishte autori i sulmit që la me plagë të lehta dy persona. Ai ndodhet në paraburgim dhe do të akuzohet për krimet e bëra.
Kjo ngjarje ndodhi pasi u rihapën qendrat tregtare pas mbylljes për shkak të virusit. Në qendrën tregtare kishte fluks njerëzish dhe u grumbulluan të gjithë për të përfituar nga zbritjet për shkak të festave.
(A.B)/Dosja.al