Rajoni

Dy orë mbledhje në Kuvend, Kurti dhe Mustafa ende pa marrëveshje

Këtë gjë e kanë bërë të ditur para kamerave Avdullah Hoti nga LDK’ja dhe Glauk Konjufca nga VV’ja.
Featured image of article: Dy orë mbledhje në Kuvend, Kurti dhe Mustafa ende pa marrëveshje Albin Kurti dhe Isa Mustafa

KOSOVË– Marrëveshja mes liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk është arritur ende. Dy orë pas takimit të tyre, kokë më kokë në Kuvendin e Kosovës, marrëveshja nuk ëdhtë mbyllur ende.

Këtë gjë e kanë bërë të ditur para kamerave Avdullah Hoti nga LDK’ja dhe Glauk Konjufca nga VV’ja.

“Ne po i vazhdojmë takimet, nuk e kemi përmbyllur ende marrëveshjen, ditëve tjera do të takohemi. Nuk është përfunduar ende krejt, ende nuk kemi ardhur në një konkludim, duhet të bisedojmë edhe më shumë,”- është shprehur Hoti, shkruan Gazeta Ekspres.

“Nuk pati marrëveshje, krejt cka mund t’iu them është se duhet të shohim çka mund të ndodhë në takimet e radhës”, ka shtuar Konjufca.

Ditën e sotme Kurti ka propozuar edhe dy emra për Postin e Presidentit, Rexhep Qosjen dhe Muratin Jasharin.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment