Aktualitet

Dy operacione të bujshme! Pse lidhet vrasja e shqiptarit në Spanjë me mafian ruse, ku shkeli në ‘dërrasë të kalbur’? A ishte “pendito”, i bërë njësh me ligjin…

  • NDODH SËRISH! Ekzekutohet shqiptari në mes të restorantit në Spanjë, dyshimet e para
  • Dalin PAMJET! Ky është vendi në Spanjë ku shqiptari u vra ‘me bukë në gojë’
  • Hetimet për zbardhjen e ngjarjes kanë filluar dhe pista kryesore është ajo e “spiunimit”, pasi nëntorin e shkuar 6 persona u arrestuan në të njëjtën zonë për falsifikim dokumentesh, trafik droge dhe grup kriminal.
    Featured image of article: Dy operacione të bujshme! Pse lidhet vrasja e shqiptarit në Spanjë me mafian ruse, ku shkeli në ‘dërrasë të kalbur’? A ishte “pendito”, i bërë njësh me ligjin… Foto ilustruese

    SPANJË– Një tjetër shqiptar është vrarë jashtë kufijve të vendit. Mbrëmjen e djeshme, 42-vjeçari ende i paidentifikuar, është qëlluar për vdekje me 5 plumba nga një person imaskuar. Mediat vendase kanë bërë me dije se Policia spanjolle si pistë kryesore po heton larjen e hesapeve por nuk dihen detaje të tjera.

    Hetimet për zbardhjen e ngjarjes kanë filluar dhe pista kryesore është ajo e “spiunimit”, pasi nëntorin e shkuar 6 persona u arrestuan në të njëjtën zonë për falsifikim dokumentesh, trafik droge dhe grup kriminal. Mes të arrestuarve kishte edhe shqiptarë. Megjithatë nuk është bërë me dije nëse viktima ishte pjesë e grupit, apo një nga elementët që u përdor për shkatërrimin e tyre.

    Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë në vend, u prangosën disa anëtarë të dyshuar se kanë lidhje me mafian ruse që operon në vend. Të gjithë u prangosën për akuzën e pastrimit të parave mes tyre edhe ish-këshilltari i Alteas, Jaime Selles. Gjatë operacionit, efektivët spanjollë hynë dhe kontrolluar 18 shtëpi, duke gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, 300 mijë euro të thata, diamantë dhe para.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Por cili është roli i shqiptarit në dy operacionet që përmendin mediat spanjolle? Mos vallë 42-vjeçari është kthyer në të “penduarin e drejtësisë” dhe ka treguar bashkëpunëtorët, apo ka probleme të tjera që nuk kanë lidhje me to.

    42-vjeçari përmendej si një person me precendetë penale, ndaj nuk është e habitshme që të ketë shkelur në ndonjë ‘dërrasë të kalbur’. Megjithatë puna për zbardhjen e ngjarjes ka nisur.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment