Virale

‘Dy nën ombrellë’/ Blendi Klosi një “gentleman” i vërtetë, merr ministren në çadrën e tij, Manastirliu lë në shi Ballukun, e mban të gjithë për vete, ministrja struket për mos t’u bërë qull

FOTO
Probleme me “tekat” e motit kanë pasur edhe deputetët e ministrat e qeverisë, të cilët duket se kanë dalë pa e lexuar parashikimin e motit.
Featured image of article: ‘Dy nën ombrellë’/ Blendi Klosi një “gentleman” i vërtetë, merr ministren në çadrën e tij, Manastirliu lë në shi Ballukun, e mban të gjithë për vete, ministrja struket për mos t’u bërë qull Ministrat me çadra

TIRANË– Me ardhjen e stinës së dimërit në vendin tonë kanë nisur edhe shirat. Probleme me “tekat” e motit kanë pasur edhe deputetët e ministrat e qeverisë, të cilët duket se kanë dalë pa e lexuar parashikimin e motit. Disa ditë më parë gjatë seancës plenare, shumë prej ligjvënësve kanë mbetur të “kyçur” në Kuvend duke pritur që të pushonte shiu.

Fotografi Agim Rama ka kapur disa poza, ku ministrat e qeverisë së kryeministrit Edi  Rama, kanë marrë njëri-tjerin nën ombrellë.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, është treguar një kavalier i vërtetë duke marrë në çadrën e tij kolegen e Kultuës, Elva Margaritin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë i ka ofruar ndihmën e saj Belinda Ballukut. Por mesa duket gjithçka ka shkuar kot pasi duke marrë parasysh pozicionin e çadrës, Balluku është më shumë jashtë, sesa brenda çadrës.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment