Diaspora

Dy mjekët shqiptarë në Stuttgart kontribuan në komunitetin shqiptar në Gjermani për situatën e Covid-19

Në bazë të njoftimit, anëtarët e shoqatës u përgëzuan për mbrojtjen e interesave të mjekëve shqiptarë dhe për shërbimin ndaj komunitetit shqiptar në Gjermani me këshilla, rekomandime dhe trajtime.
Featured image of article: Dy mjekët shqiptarë në Stuttgart kontribuan në komunitetin shqiptar në Gjermani për situatën e Covid-19 “Imer Lladrovci, shef i Konsullatës së Përgjithshme në Stuttgart dhe Dr. Marsela Ceno, Kryetare e Shoqatës së Mjekëve shqiptarë në Gjermani.

Stuttgart–  Pas përhapjes së pandemisë, anëtarët e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani janë angazhuar për t’i ofruar ndihmë komunitetit shqiptar në landet gjermane.

Së fundmi, nëpërmjet një publikimi në rrjetet sociale bëhet e ditur se kryetarja e kësaj shoqate, Dr. Marsela Ceno, ka zhvilluar një takim me Konsullin e Kosovës në Stuttgart, z. Imer Lladrovci, ku u prezantua puna e Shoqatës përgjatë situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, si dhe u bisedua për bashkëpunim mes tyre në angazhimin në ardhjen në ndihmë të bashkatdhetarëve gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Në bazë të njoftimit, anëtarët e shoqatës u përgëzuan për mbrojtjen e interesave të mjekëve shqiptarë dhe për shërbimin ndaj komunitetit shqiptar në Gjermani me këshilla, rekomandime dhe trajtime.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndër të tjera thuhet se Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, ka dëshmuar konsekuencë për mbrojtjen e interesave të mjekëve shqiptarë dhe stafit shëndetësor në Gjermani, duke qenë tashmë shumë të pranishëm, ngase kërkesa e vendit pritës, për kuadrin shëndetësor është e madhe.

“Imer Lladrovci, shef i Konsullatës së Përgjithshme në Stuttgart, zhvilloi takim pune me Dr. Marsela Ceno, Kryetare e Shoqatës së Mjekëve shqiptarë në Gjermani. Dr. Marsela Ceno dhe konsulli Lladrovci biseduan për situatën e krijuar nga Pandemia Covid-19 si dhe për bashkëpunim në mes të Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani dhe Konsullatës së Përgjithshme. Konsulli Lladrovci, theksoi se Konsullata përgëzon dhe është çdoherë e hapur për bashkëpunim me çdo shoqatë apo individ që sjell ide dhe profesionalizëm që shërben për të mirën e shtetit, kombit dhe humanizmit siç është përkujdesja shëndetësore. Në këtë kontekst, mirëpresim çdo bashkëpunim dhe njëkohësisht do të jemi çdoherë në shërbim të interesave me interes të përbashkët, çdo herë brenda kornizave ligjore dhe mandatit të ndërsjellë, theksoi z. Lladrovci. Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, ka dëshmuar konsekuencë për mbrojtjen e interesave të mjekëve shqiptarë dhe stafit shëndetësor në Gjermani, duke qenë tashmë shumë të pranishëm, ngase kërkesat e vendit mikpritës, për kuadrin shëndetësor është e madhe. Z. Lladrovci vlerësoi lartë organizimin profesional të mjekëve shqiptarë në Gjermani, duke ofruar ndihmë jo vetëm për njëri-tjetrin, por duke qenë në shërbim të shqiptarëve këtu, duke qenë pranë tyre, me këshilla, rekomandime dhe trajtime. Po aq, me rëndësi është bashkëpunimi me studentët e mjekësisë, me mjekët e rinj, të cilët i kryejnë këtu studimet, apo vijnë nga trojet shqiptare si mjek të diplomuar.”-thuhet në njoftimin në faqen zyratre në Facebook të Konsullatës së Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stuttgart.

A.C/ Dosja.al

Shto Koment