Aktualitet

Dy mjekë dhe një infermiere, zbardhen detaje për shtatë të infektuarit e rinj në Tropojë

Tre anëtarët e personelit mjekësor kishin shfaqur simptoma një ditë më parë. Ndërkohë vetëm sot, kanë marrë rezultatet e tamponit dhe pas lajmit se janë pozitiv me Covid-19, janë karantinuar.
Featured image of article: Dy mjekë dhe një infermiere, zbardhen detaje për shtatë të infektuarit e rinj në Tropojë Foto Ilustruese

TROPOJË– Janë zbardhur detaje në lidhje me shtatë personat e infektuar në Tropojë, që u raportuan gjatë 24 orëve të fundit. Mësohet se mes shtatë rasteve të reja, janë edhe dy mjekë dhe një infermiere.

Tre anëtarët e personelit mjekësor kishin shfaqur simptoma një ditë më parë. Ndërkohë vetëm sot, kanë marrë rezultatet e tamponit dhe pas lajmit se janë pozitiv me Covid-19, janë karantinuar.

Gjithashtu, mësohet se ka nisur hetimi epidemiologjik për të afërmit dhe kontaktet që kanë pasur dy mjekët dhe infermierja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani në të gjithë territorin e vendit numërohen 5889 të infektuar ku mes tyre 2589 janë aktivë. 182 pacientë kanë ndërruar jetë që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë në Shqipëri.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment