SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
TIRANË– Policia gjermane ka dhënë detaje në lidhje me shkatërrimin e rrjetit të kontrabanduesve të kokainës, duke arrestuar 17 persona në Belgjikë, përfshirë dy drejtuesit të rrjetit. Mediat lokale shkruajnë se sipas AFP-së, dy drejtuesit e rrjetit, të njohur edhe si lordët e drogës janë një shqiptar, 34 vjeç dhe një letonez, 35 vjeç, por pa përmendur emra. Gjermanët shtojnë më tej se policia ka bastisur rreth 20 apartamente në Antuerp dhe Bruksel të martën dhe të mërkurën e kaluar, duke sekuestruar disa qindra mijëra euro dhe 187 kilogramë kokainë gjatë operacionit “Atos”, ku u arrestuan gjashtë shqiptarë.
“Ata ishin të vendosur në Belgjikë. Antuerp, porti i dytë më i madh tregtar i Evropës, favorizohet si një pikë kyçe për kontrabandistët e kokainës, për shkak të lidhjeve të transportit me Amerikën Latine. Disa qindra mijëra euro dhe 187 kilogramë (411 paund) kokainë u sekuestruan,”- shtoi policia gjermane.
Por si erdhëm deri në shkatërrimin e këtij grupi?
Hetuesit kishin nisur hetimin e tyre pas zbulimit në vitin 2017 të 200 kilogramë kokainë në kuti me banane në 10 supermarkete në Bavari. Droga ishte transportuar nga Ekuadori në portin Hamburg para se të shpërndahej në Gjermani dhe në atë kohë u arrestuan dhe katërmbëdhjetë persona.
Por policia nuk i ndali hetimet. Dy bosët e drogës që janë arrestuar, shqiptari dhe letonezi besohet të jenë shefat e një rrjeti shqiptar në mbarë Evropën dhe kanë luajtur një rol ndërmjetës midis karteleve të drogës në Amerikën e Jugut dhe blerësve evropianë të kokainës. Ata ishin të vendosur në Belgjikë, ku porti i Antwerpit gjithashtu luajti një rol qendror në kontrabandën.
Sipas hetuesve, grupi e trafikonte drogën nga Ekuadori drejt Gjermanisë në kutitë e bananeve. Policia gjermane nisi hetimet duke gjurmuar kutitë e bananeve dhe pikërisht ky hetim i çoi ata në Amerikën Latine. Trafikantët e fusnin drogën në kutitë e bananeve. Më pas ngarkesa vinte nga Ekuadori për në portin e Hamburgut. Prej andej shpërndahej me kamionë në magazinat ku frutat piqeshin plotësisht. Shqiptarët mbërrinin te këto magazina dhe merrnin lëndën narkotike. Pasi mësuan skemën, policia gjermane arrestoi 14 persona dhe ata dolën në gjyq për trafikun e të paktën 1.2 ton kokainë. Policisë Bavareze në bashkëpunim me atë gjermane, ishin të bindur se nuk përfundonte gjithçka me kaq, por që një grup tjetër ishte pas tyre, që u godit sot.
Operacioni u finalizua sot, një javë pas nisjes. Informacionet e para lidhur me mega-operacionin i dhanë dy ditë më parë mediat belge, megjithatë në periudha të ndryshme gjatë vitit 2019 dhe vitit 2020 janë sekuestruar rreth 232 kilogramë kokainë, një armë zjarri pistoletë, si dhe rreth 200 mijë euro. Fioralb Rraja u arrestua bashkë me kushëririn e tij Ramazan Rraja, gjithashtu i njohur për drejtësinë shqiptare dhe të tjerët të identifikuar si: Musa Gjikola, Genti Balliu alias Flamur Balliu, Bledar Pepaj dhe Fatmir Xheçuka. Ndërsa për F. Gj.,pas arrestimit, Gjykata ka vendosur gjykimin në gjendje të lirë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje nga pazaret e grupit të kokainës që u shkatërruar në kuadër të operacionit të koduar me emrin “Atos”....
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbardhur detaje për operacionin “Atos” që uri në pranga disa persona për trafik kokaine nga vendet latin...
TIRANË– Aktivisti Ergys Mërtiri, i cili ishte i shoqëruar nga policia mbrëmjen e së shtunës ka dalë pasdite në protestën që është organizuar nga Aleanca pë...
TIRANË– Fatos Rraja, babai i Fioralb Rrajës, të arrestuaarit për trafikimin e kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt BE-së, ka treguar se prej një jav...
TIRANË– Pasditen e sotme, Aleanca për Mbrojtjen e Teatri5t ka dalë në protestë për të dytën ditë radhazi pasi, të shtunën policia shoqëroi me dhunë 4...
TIRANË– Me ardhjen e dhjetorit, kompania Billa, lider në tregun shqiptar për pllaka, parkete hidrosanitare e mobilje, risjell traditën e ndryshimit sezonal...
TIRANË- Regjisori Rober Budina, i cili ka marrë pjesë në protestën që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zhvilluar në të dytën ditën për shoqërimin e 4 akt...
TIRANË– Brandon Bregu, 42-vjeçari i ekzekutuar në Spanjë me pesë plumba rezulton të jetë pjesë e një rrjeti droge që u shkatërrua pak javë më parë n...
TIRANË- Ndërhyrjet e paligjshme në katet e para të pallateve të periudhës së regjimit komunist për t’i kthyer në ambiente komerciale – shpesh të real...
TIRANË– Pas thuajse një viti në kërkim, arratia për Markelian Cungun ka marrë fund! Sot, Policia e Kosovës, në rrethana që ende nuk dihen, ka vënë në prang...