Aktualitet

Dy lojtarët e Partizanit me COVID-19, epidemiologia Daja: Nuk duhet të zhvillohet ndeshja me Tiranën, skuadra të izolohet

Daja është shprehur se është mirë që ekipi i Partizanit duhet të izolohet për 14 ditë dhe nuk duhet të zhvillojë ndeshjet e planifikuara.
Featured image of article: Dy lojtarët e Partizanit me COVID-19, epidemiologia Daja: Nuk duhet të zhvillohet ndeshja me Tiranën, skuadra të izolohet Dy lojtarët me COVID-19 dhe Rovena Daja

TIRANË- COVID-19 tashmë ka hyrë dhe tek skuadrat e futbollit. Ekipi i Partizanit konfirmoi sot se dy futbollistë kanë rezultuar pozitiv pas bërjes së tamponit.

Pas këtij lajmi një reagim nga ardhur nga epidemiologia e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja. Në një intervistë në “Repolitix”, Daja është shprehur se është mirë që ekipi i Partizanit duhet të izolohet për 14 ditë dhe nuk duhet të zhvillojë ndeshjet e planifikuara.

Nëse një pjesëtar i ekipit ka rezultuar pozitiv të gjithë të tjerë edhe pse u ka dalë testi negativ, mirë është të qëndrojnë në izolim 14 ditë aq sa duhet për inkubacionin e virusit, pasi shenjat mund të shfaqen me vonë. Si rregull është që të qëndrojnë të izoluar për 14 ditë pasi mund të bëhen rrezik potencial për të tjetër. në lidhje me ndeshjen këshilla ime është që ajo  të mos zhvillohet“, tha Daja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot janë konfirmuar me COVID-19 dy lojtarët e të kuqve. 2 futbollistët Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Testin e kanë bërë dhe disa futbollistë të tjerë, por kanë rezultuar negativ dhe vetëm janë izoluar në banesën e tyre.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment