ShowbizVirale

Dy lesbike puthen në sy të Mateo Salvini-t, fotoja bën xhiron e rrjetit

Dy vajza kanë bërë veprimin e papritur ndërsa kanë pozuar në një foto me Ministrin e Brendshëm të Italisë, Mateo Salvinin.
Featured image of article: Dy lesbike puthen në sy të Mateo Salvini-t, fotoja bën xhiron e rrjetit Ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini dhe dy lesbike që puthen në sy të politikanit.

ITALI– Dy aktiviste kanë bërë veprimin e papritur ndaj Ministrit të Brendshëm, Mateo Salvinit teksa ky i fundit ka qenë në një vizitë në qytetin e tyre. 19-vjeçaret kanë arritur të shkrepin një foto me politikanin e njohur si ultra-konservator, Mateo Salvinin duke u puthur. Fotoja është bërë virale në rrjetet sociale dhe reagimi në fytyrën e Salvinit nuk duhet humbur.

Të dy adoleshentët po merrnin pjesë në një protestë në Caltanissetta, Sicili, ku Salvini po fliste këtë javë, ku ai filloi të bënte foto selfie me pjesmarrësit. Teksa ecnin vajzat kanë arritur ‘t’i vjedhin’ një foto ku të dyja kanë shkëmbyer një puthje në buzë edhe pse janë vetëm shoqe. Sigurimi që shoqëronte ministrin e brendshëm i ndau menjëherë ato.

Burimi: CNN

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment