Politike

Dy kompanitë e tjera nuk paraqitën ofertë, vëllai i Fiqiri Ismailit fiton tenderin për ujësjellësin e Lazaratit

Tenderi i hapur nga kryebashkiaku socialist i Gjirokastrës, Flamur Golemi, është fituar nga vëllai i ish-kryebashkiakut demokrat të Vorës, Fiqiri Ismaili.
Featured image of article: Dy kompanitë e tjera nuk paraqitën ofertë, vëllai i Fiqiri Ismailit fiton tenderin për ujësjellësin e Lazaratit Ujësjellësi

Hë mo, si po e shtyni? Si po ju ecin punët? Keni marrë rrogën këto tre muaj? Jeni akoma në punë? Vështirë është bërë apo jo? Për ne si popull se për politikanët dhe për familjarët e tyre duket se gjërat po ecin vaj. Dhe jo vetëm për ata që janë në pushtet por edhe për opozitën. Në fakt, të shumtë janë njërëzit që mendojnë se Lulzim Basha është i blerë nga Rilindja. Gjithmonë e më tepër këto zëra janë në rritje.

Nëse deri dje dikush mund të mendonte se ishin vetëm hamendësime, tashmë ekskluzivisht nga JOQ Albania faktohet bashkëpunimi ndërmjet Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për bashkinë Gjirokastër e cila drejtohet nga Partia Socialiste, përkatësisht nga Flamur Golemi.

Kjo bashki ka organizuar një tender me objekt “Ujësjellësi Lazarat”. Fituesi është shpallur bashkimi i operatorëve “B93 II” SHPK & “ALBA KONSTRUKSION” SHPK & “METEO” SHPK me vlerë të ofruar 268.062.886,56 lekë të reja me TVSH apo rreth 2,1 milionë euro.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga këto tre kompani, syri të kap menjëherë firmën “ALBA KONSTRUKSION” SHPK e cila rezulton se është në pronësi të Xhavit Ismailit. Ju thotë gjë ky emër? Jo? Ndoshta mbiemri? Me siguri mbiemri. Ky zotëri është në fakt vëllai i Fiqiri Ismailit, ish kryetarit demokrat të Bashkisë Vorë i cili qëndroi në atë detyrë për plot 16 vjet. E ku ka më bukur sesa kur një kryetar socialist bashkie i jep miliona euro tender vëllait të një ish kryetari bashkie demokrat?

Ndërsa dy kompanitë e tjera, “B93 II” SHPK dhe “METEO” SHPK janë në pronësi përkatësisht të Ardit Liçajt dhe Eral Myftaraj. Procedura e tenderit siç ndodh rëndom në këto raste, duket kryekëput e manipuluar pasi fituesi duket se është paracaktuar. Kjo për vetë faktin se në tender kanë marrë pjesë tre kompani apo bashkime kompanish, por vetëm fituesi ka ofruar ofertë ekonomike, ndërsa dy konkurrentët e tjerë nuk kanë ofruar asnjë vlerë. Sigurisht pas shpalljes së fituesit nuk ka patur asnjë ankesë.

Kjo është prova më e qartë se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike bashkëpunojnë së bashku për të mirën e njëra tjetrës. Hajde gëzuar!

Marrë nga JOQ Albania

Shto Koment