Aktualitet

Dy javë pas vdekjes së Hasanajt dhe Tanushit, ushtarakët shqiptarë në Letoni i rikthehen stërvitjes

Kontigjeni shqiptar që ndodhet me detyrë në Letoni i është kthyer aktivitetit normal, disa javë pas shpërthimit të minës që vrau dy ushtarakë.
Featured image of article: Dy javë pas vdekjes së Hasanajt dhe Tanushit, ushtarakët shqiptarë në Letoni i rikthehen stërvitjes

LETONI– Kontigjeni shqiptar që ndodhet me detyrë në Letoni i është kthyer aktivitetit normal, dy javë pas shpërthimit të minës që u mori jetën nëntetares Zarife Hasanajt dhe major Klodian Manushit.

Komandat e vendeve të NATO-s që shërbejnë në Letoni kanë bërë të ditur se grupi i xhenierëve shqiptar ka qenë i pranishëm në seancën stërvitore.

Sot, ekipi shqiptar EOD nga EFP Letoni demonstruan aftësitë e tyre gjatë një shpërthimi të kontrolluar të automjeteve”, njofton grupi i ushtarakëve me mision në Letoni.

Postimi i plotë:

Trajnimet rinisin pas pezullimit me urdhër të NATO-s për kryerjen e hetimeve për shpërthimin e minës që i mori jetën dy ushtarakëve shqiptarë. (Lexo këtu)

Më 6 maj në kampin e NATO-s në Letoni gjatë një seancë stërvitore shpërtheu një minë. Si pasojë e shpërthimit humbi jetën në vend nëntetarja Zarife Hasanaj dhe u plagos rëndë major Klodian Tanushi. I plagosur mbeti edhe nëntetari Julian Kapaj. 

Katër ditë më pas, humbi jetën edhe major Tanushi, i cili nuk i mbijetoi dot plagëve të marrë.  Dy ushtarakët e vrarë u nderuan me titullin “Dëshmor i atdheut” .

(k.m/dosja.al)

Shto Koment