Showbiz

Dy javë larg fëmijëve, Sara Hoxha rrëfen tmerrin kur u infektua me Covid: Dhimbje e çmendur trupi e koke, akoma më bien flokët…

FOTO
Tani që e ka kaluar virusin duket se po përballet me pasojat pasi Sara zbulon se ankthi vazhdon të jetë prezent në jetën e saj, ashtu si dhe rënia e flokëve.
Featured image of article: Dy javë larg fëmijëve, Sara Hoxha rrëfen tmerrin kur u infektua me Covid: Dhimbje e çmendur trupi e koke, akoma më bien flokët…

TIRANË- Sara Hoxha ditën e sotme konfirmoi me anë të një postimi në Instagram se ishte infektuar me COVID-19. Ajo bëri dhe një tjetër postim në lidhje me virusin për t’ju përgjigjur atyre që e kanë pyetur dhe për të dhënë më shumë detaje për simptomat që ka pasur dhe mënyrën si e ka përjetuar periudhën kur ka luftuar me Covid-in.

Trashëgimtarja e Top Media-s thotë se tani ndihet më mirë, ndërkohë që u prek nga koronavirusi para një muaji gjatë kohës që ishte në plazh me disa miq në Dhërmi. Ajo tregon se e kuptoi menjëherë që kishte Covid, pasi pati dhimbje të tmerrshme trupi dhe temperaturë.

Tani që e ka kaluar virusin duket se po përballet me pasojat pasi Sara zbulon se ankthi vazhdon të jetë prezent në jetën e saj, ashtu si dhe rënia e flokëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Unë jam më mirë tani. U infektova rreth një muaj më parë në plazh, së bashku me disa miq. E kuptova menjëherë që e kisha pasi kisha dhimbje të tmerrshme të trupit dhe më pas ethe, lodhje, dhe një dhimbje të çmendur koke që ma bënte të pamundur të shihja dritën. Zgjati 4-5 ditë. Kam fjetur 16-17 orë në ditë, gjë që ishte shumë e pazakontë për mua. Në ditën 6-7 nuk mund të nuhasja apo të ndjeja shije. Gjithçka filloi të përmirësohej në ditën e 10-të. Ethet zgjatën dy ditë. Bashkëshorti dhe fëmijët nuk u infektuan pasi unë u largova për dy javë. Simptomat janë të vështira (ndonëse unë jam me fat) por presioni mendor nga izolimi dhe frika që të shkakton Koronavirusi është një çmenduri! Akoma nuk ndihem 100%. Mund të them që jam diku te 60-ta. Ankthi im është i vazhdueshëm, nuk fle mirë, punët e përditshme më lodhin shpejt dhe flokët vazhdojnë të më bien”, ka shkruar Sara në instastory.

Instastory- Sara Hoxha

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment