Showbiz

‘Dy gisht mjaltë’/Puthen apo jo, Ermali dhe Elvana? Ami na jep përgjigjen

Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi në fund të marsit do të transmetojnë në të gjitha kinematë premierën e tyre “Dy gisht mjalt”, por duke qenë se është komedi romantike të gjithëve na shkon ndërmend pyetja: A do të ketë puthje mes Ermalit dhe Elvanës?
Featured image of article: ‘Dy gisht mjaltë’/Puthen apo jo, Ermali dhe Elvana? Ami na jep përgjigjen Amarda Toska, moderatore

Mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin në ‘Kurthin e Piter Pan’ ishte Amarda Toska. Mes shumë pyetjeve njëra nga më interesantet ishte nëse Amarda e ka problem që Ermali është puthur me shoqen e tij Elvanën.

Sigurisht që nuk mungoi dhe përgjigjia e saj që nënkuptoi se është profesioni i tij që ja kërkon këto skena dhe ajo është mirëkuptuese.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Jo çfarë ndodh në ekran është ashtu siç duket.”-tha ajo në emision.

Megjithatë moderatorja theksoi se nëse janë puthur apo jo, mbetet surprizë për në premierë, duke na lënë në mëdyshje!

Shto Koment