Showbiz

Dy gëzime në një ditë! Festë brenda PS-së, Zaho feston ditëlindjen, tortë edhe nga familja Bushati. Kush janë dy “Luanët” e korrikut

Djali i kryeministrit Edi Rama, Zaho dhe i biri i ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, Martini kanë ditëlindjen. 
Featured image of article: Dy gëzime në një ditë! Festë brenda PS-së, Zaho feston ditëlindjen, tortë edhe nga familja Bushati. Kush janë dy “Luanët” e korrikut Zaho Rama dhe Martin Bushati

TIRANË– Dy gëzime në një ditë! Brenda Partisë Socialiste ka festë! Djali i kryeministrit Edi Rama, Zaho dhe i biri i ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, Martini kanë ditëlindjen. 

Zaho mbush 6 vjeç, ndërsa i biri i Bushatit është dy vite më i madh. Të dyja familjet kanë ndarë disa poza nga festat respektive por pa bërë të ditura shumë detaje. Linda, Edi dhe Zaho kanë zgjedhur që të festojë në natyrë me disa tollumbacë, ndërsa Bushati brenda në shtëpi, i veshur me kostumin sportiv të skuadrës së Juventusit. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sigurisht që nuk kanë munguar edhe urimet. Motra e Zahos, Rea i ka bërë një dedikim prekës të vëllait duke e krahasuar me “esencën” e universit. 

(k.m/dosja.al)

  • 17:50

    ME FOTO: Festë në PS! Rama dhe Bushati festojnë ditëlindjet e djemve, kush janë dy “Luanët”

    Festë në PS sot! Djali i kryeministrit Edi Rama, Zaho feston ditëlindjen e 6-të, por nuk është i vetmi. Edhe djali i ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati feston 8-vjetorin. Ka qënë vetëm ish-ministri Bushati ai që ka postuar një foto të të birit me një tortë të vogël mbi të cilën ishte vendosur edhe qiri me numrin 8.

    “Gëzuar ditëlindjen kampion Martin Bushati,”-shkruan socialisti ndërsa i biri është veshur me kostumin sportiv të skuadrës së Juventusit, që me gjasa është e preferuara e tij.

    Epo “sezoni” i shenjës së Luanit sapo ka nisur, presim ditëlindjet e tjera…

    POSTIMI I BUSHATIT: 

  • 17:42

    “Ti je shpirti i shpirtit të universit”/ Zaho Rama ka ditëlindjen, Rea nuk i kursen fjalët e bukura për të vëllain: Je dashuri!

    Djali i kryeministrit Edi Rama, Zaho feston sot 6 vjetorin. Pas fotos së shpërndarë nga e ëma, Linda Rama, shkëputur nga festa, duket se urimet për Zahon nuk  kanë fund. Nuk kishte si të mungonte një urim dhe nga e motra e tij, Rea, e cila ka shpërndarë një foto me të në rrjetet sociale duke i bërë edhe një dedikim të shkurtër.

    “Ti je shpirti i shpirtit të universit dhe emri yt është dashuri,“-shkruan Rea krahas fotos.

    Postimi i Reas
  • 11:47

    FOTO-LAJM/ Me tullumbace të kuqe në kokë, Linda Rama ndan pamjen e ëmbël të 6-vjetorit të Zahos… kryeministri me këmishë të bardhë pozon me të birin

    Zaho Rama, djali i vogël i kryeministrit Edi Rama feston sot 6-vjetorin e lindjes. Me tullumbace të kuqe ku formohet numri “6”, i vogli ka pozuar sot krah të dy prindërve. Linda e ka shoqëruar fotografinë me mbishkrimin: Happiness Of Six-gëzimi i 6-vjetorit! Kryeministri gjithashtu mban në dorë një tullumbace të kuqe, dhe të tri shihen të qeshur bashkë.

Shto Koment