KRYESORET
Insights

Dy fjalë për “Top Story”

3 Prill 2022, 14:58 Nga DOSJA
Dy fjalë për “Top Story”

Koment nga Endrit Habilaj

Sot në mëngjes pashë që të gjithë dokumentarët Top Story, në 4 vite transmetim, janë emërtuar me emrin e ri, Inside Story. Në fakt, kjo është një hakmarrje e pastër e Drejtorit të Informacionit, i cili nuk e përtyp dot faktin që pas largimit nga Top Channel në 2018, ai u sfumua krejtësisht nga dokumentarët që ne realizonim. Megjithatë nuk dua të flas për këtë gjë, sepse për mua është një kapitull i mbyllur që në momentin e lincimit të turpshëm me anë të një deklarate kundër meje dhe kundër emisionit Top Story, që shkëlqeu në 4 vite transmetim dhe fitoi 4 çmime ndërkombëtare. Kam parë me qetësi këto ditë disa sulme, të drejtuara kundër meje, disa të porositura, disa të pakuptimta, dikush jepte moral si duhet të jetë gazetaria etj.

Në fakt, duhet theksuar se këto sulme për mua janë sporadike. Në 4 vite transmetim Top Story, unë dhe kolegët e mi, kemi patur shumë kundërshtarë, të cilët janë denoncuar nga ne si shkelës të ligjit. Kemi një zhgënjim për hir të vërtetës, sepse televizioni ku punonin, na ekspozoi ndaj çdo abuzuesi që i kishim bërë dokumentarë. Psh, nëse mediat bëjnë lajm motrën e Rezart Taçit, e cila më sulmon mua, besoj se kuptohet nga gjithëkush, që unë kam bërë detyrën siç duhet, duke goditur fort Taçin dhe aferat e tij me ARMO-n. Si puna e motrës së Taçit, mund të dalin shumë, mund të akuzojnë pa bazë, por thjesht duke shfryrë inatin ndaj asaj që Top Story ka denoncuar. Gazetarët investigativë sulmohen kudo, psh edhe BIRN është sulmuar nga një oligarkë nafte me akuzën e gjobëvënies, por askush nuk e mendon që BIRN vë gjoba. Përkundrazi, bën gazetari jashtëzakonisht shumë të mirë. Tani më poshtë, do tju rendis një seri dokumentarësh, për të kuptuar listën e gjatë të kundërshtarëve tanë. Dokumentari i parë Top Story, i transmetuar në 19 shtator 2018, në Top Channel, ishte “Vrasja e Valbonës”. Asokohe isha vetëm, pa gazetarë të tjerë, filmonim me një regjisor dhe një operator.

Dokumentari investigonte mënyrën e dhënies së lejeve për HEC-et në parkun kombëtar të Valbonës. HEC-et po ndërtoheshin nga një biznesmen, i cili ishte i përfolur për lidhjet e tij politike. Gjatë xhirimeve, ne u sulmuam fizikisht nga persona të cilët punonin në këto HEC-e. Pak media e pasqyruan dhunën ndaj nesh, kjo edhe për faktin se bizneset e tij, bënin reklamë në shumë portale e media. Top Channel ishte një nga ato media që merrte reklama! Dhe transmetimi i dokumentarit u vendos seriozisht në pikëpyetje. Kishte ndërhyrje për ta mbyllur përpara se të transmetohej si dokumentar, kishte oferta financiare dhe marrëveshje të ndryshme. Por asgjë nuk u pranua! Dokumentari u transmetua dhe fitoi çmimin e BE-së, si dokumentari më i mirë investigativ për vitin 2018. Transmetimi i këtij dokumentari ishte motivues për mua. Dhe kështu do të niste rrugëtimi me Top Story.

Më pas do të shfaqej një tjetër dokumentar, për “Mashtrimet Politike”, ku nxirrte blof të gjitha premtimet e pambajtura të politikanëve. Ishte një bashkëpunim mes Top Story dhe Faktoje.al. Ky dokumentar e shqetësoi tepër politikën, të majtë e të djathtë, deputetë e ministër e deri kryeministër.

Pranë meje do të bashkoheshin edhe gazetarë të tjerë, jo të famshëm, por të guximshëm dhe të apasionuar për të goditur fort. Vijuam me tema për “Masakrën nën dallgë”, një supër realizim nga Elton Kikia për peshkimin e paligjshëm. Tentuam të prekim tema që nuk guxonte askush, psh për “Bandat e Shkodrës”, i realizuar nga Andi Malasi, ku nuk mungonin edhe kërcënimet ndaj nesh.

Publikuam temën për bixhozin e paligjshëm dhe kush ishin kokat e krimit që e kontrollonin. Vijuam me temën e “Të zhdukurit nga droga e Vlorës”, një investigim i fortë i kolegës Lindita Çela. Nuk u ndalëm vetëm tek krimi, por edhe tek çështjet sociale. U morëm me arsimin, me temën “Ndotja e Teksteve”, që nxorri në pah gafat me tekstet shkollore. Kulmi i Top Story arriti me emsionin profil për “Dritëhijet e Fatmir Xhafajt”, një dokumentar i thelluar që tregonte të gjithë anën e errët të këtij politikani. Në 12 Dhjetor 2018, kryeministri Rama ishte në Top Show përballë disa studentëve. Në media qarkullonin lajme se studentët ishin përzgjedhur nga Partia Socialiste dhe se emisioni ishte i porositur nga qeveria. Pas sulmeve agresiv mediatike ndaj Top Channel, 1 javë më pas shfaqet Top Story, duke goditur dhe zbërthyer të gjitha skandalet që kishin bërë drejtuesit e universiteteve me studentët. Ky dokumentar i riktheu dinjitetin Top Channel! Me nisjen e vitit të ri, në 2019, Top Story shfaqi dy dokumentarë të jashtëzakonshëm, një për “Padrinot e Elbasanit” dhe një tjetër për “Injorantët e Parlamentit”.

Kemi patur dokumentar për “Mafian e kromit”, për “Gërdecin”, për “Paratë Ruse të PD” e realizuar nga kolegia Erjona Rusi, për “Ilaçe që vrasin” e Entela Barjamaj e cila fitoi edhe një çmim nga OSBE, si dokumentari më i mirë investigativ. Kemi investiguar “Oligarkët e Sindikatave”, të cilët kishin patur në duart e tyre prona me vlerë mbi 2 miliardë euro. Nuk kanë munguar edhe dokumentarë homazh, për “Vrasjen e Fatmir Xhindit”. Janë me dhjetra dokumentarë të fortë investigativ. Kemi bërë “Zhdukjen e Remzi Hoxhës”, duke zbuluar dokumenta dhe fakte të reja për vrasjen e tij. Është trajtuar edhe roli i dyshimtë i Soros në Shqipëri, si dhe skandalet e diplomacisë shqiptare. Ka patur dokumentarë për grabtiqarin e famshëm të Londrës, Astrit Kapaj. Nuk kemi lënë pa prekur edhe koncesionet, i tillë si “Monopoli i Rinasit” apo “Ndërtues që vrasin”, për ata që kishin abuzuar me ndërtimet në Durrës e që më pas u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntori 2019. Ky dokumentar fitoi një tjetër çmim nga BE.

Kulmi i dokumentarëve arriti me intervistën ekskluzive të Zylfie Haklajt, e cila kapi mbi 5 milionë klikime për 3 pjesët. Dhe këtu doza e kundërshtarëve u rrit ndjeshëm! Kemi vijuar me dokumentarin “Vjedhje me tendera”, e cila sot e kësaj dite është sekuestrua nga SPAK.
Sërish nuk kanë munguar temat e krimit, si “Bandat e Lushnjes”, apo “Bandat e Beratit”, të cilat kanë kaluar mbi 2 milion klikime. Është shfaqur dokumentari “Tregu i bebeve”, ku tregon sesi abuzohet me fertilizimin in vitron dhe surrogacinë në Shqipëri.

Kemi bërë dokumentarë për “Gjirin e Lalzit”, ku mbeti i vrarë gjyqtari Skerdilajd Konomi. Një seri dokumentarësh ishin edhe për “Trafikun e Arabëve”, ku falë investigimit të Top Story u shkri dhe u arrastua më pas e gjithë kupola e Drejtorisë së Emigracionit në Tiranë, pasi merrej me trafik ilegal të shtetësave arabë.

Të vijmë tek dy dokumentarët e “Inceneratorëve”, ku edhe për këtë janë hedhur akuza të forta. Duhet theksuar se këto dy dokumentarë janë bërë në 2020, ku deri në atë kohë nuk kishte shpërthyer asnjë valë arrestimesh dhe SPAK nuk kishte nisur asnjë hetim. Megjithatë, nëse i shikon të dy dokumentarët, e kupton fare qartë se çfarë interesash preken, kush politikanë dhe biznesmenë janë të përfshirë në mafien e plehrave, si dëmtohen oligarkët e ndërtimit etj. Janë pikërisht ata politikanë dhe oligarkë, të cilët paguajnë për të dëmtuar imazhin e Top Story.

Psh, publiku mund të bëj një verifikim të thjesht! Nëse shikon portalet që sulmojnë Top Story për inceneneratorët, përse nuk kanë asnjë shkrim kundër ish Ministrit të Financave, Arben Ahmetaj? Si këto shembuj ka plot dhe gazetarët i dinë shumë mirë, përfshirë edhe ata që bëjnë si ekspert në facebook. Për të vijuar më tej, ne kemi realizuar 2 dokumentarë me titull “Zhvatje përmes kredisë”, një investigim i thelluar që zbulon abuzimin më të madh financiar. Kemi realizuar dokumentarin për “Artan Santon”, duke ekspozuar hetimet e reja të prokurorisë mbi vrasjen e bankierit. Pjesë e vrasjeve të pazbuluara është edhe ajo e “Kosta Trebickës”, ku është bërë një supër dokumentar.
Pjesë e kundërshtarëve të Top Story janë edhe ata që u denoncuan në aferën e “Kompleksit Partizani”, ose dokumentari “Bizneset e PD”, që godet fort eksponentë të lartë të Partisë Demokratike.

Edhe për Nikoll Lesin, i cili është indinjuar se kush i merr fondet e Bashkimit Europian, kemi bërë një dokumentar, për 30 vjetorin e gazetës më të rëndësishme në vend, Koha Jonë.

Kemi denonuar fort edhe Becchettin, pasuritë e organizatave kriminale, bosët e kokainës, antibiotikët e ndaluar që përdoren për kafshët, vrasësit e tmerrshëm e deri tek mashtrimet me forex dhe bitcoin. Janë rreth 100 dokumentarë, mbi 1500 të intervistuar, me qindra afera dhe persona të denoncuar dhe me mijëra armiq të krijuar. Prandaj ndjej keqardhje për Top Story, për ata kolegë që kanë fjetur në zyrat e Top Channel për të realizuar dokumentarë të pavarur dhe profesionalë.

Koha do shërojë dhe do tregojë çdo gjë!

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

Insights 31 Mars 2022, 09:56

Histori jete dhe histori teatri

Nga Josif PapagjoniMbaj mend se e kam lexuar komedinë e famshme “Sirano de Berzherak”, ndofta para 40-50 vjetëve. Në një sfond të kuq, plot dritë, kopertina e l...

Insights 28 Mars 2022, 15:40

Grushti

Nga Kostana MoravaUne dhe B, kusheriri im, jetuam bashke per nje periudhe jo te vogel kohe. B kish humbur babain dhe dhimbja qe aq e madhe sa nuk mund te jetoni...

Insights 20 Mars 2022, 10:01

Shtëpitë publike në komunizëm

Nga Ilir GjiniProstitucioni, profesioni më i vjetër në botë, çuditërisht ka ekzistuar edhe në monizëm. Duket e pabesushme që një sistem që survejonte gji...

Insights 19 Mars 2022, 16:03

Tregu vdiq. Të rrojë qeveria

Nga Klodian TomorriNderhyrja brutale e qeverise per te percaktuar cmimet ne shkalle te gjere perben goditjen me te rende te ekonomise se tregut ne 30 vitet e Sh...

'Faleminderit përfaqësues të DASH'/ Çupi ngatërrohet në Komision, buzëqesh: S'keni shansin

'Faleminderit përfaqësues të DASH'/ Çupi ngatërrohet në Komision, buzëqesh: S'keni shansin

Rrëfimi i Dumanit/ Berisha: S’kisha dëgjuar që bandat rivale të merrnin të njëjtin vrasës

PPE për krizën në PD? Berisha: S’e di, e vlerësojmë, disa nga ne do shkojnë

Berisha korrigjohet: Ia paskam thënë gabim emrin Dumanit, e paska Nuredin

Duma e Alizoti në mbledhjen e Rithemelimit, Berisha: Do e merrni vesh në darkë

3 Komisionet në duart e Alibeajt, Berisha: Përpjekje Ramës për ta lënë vendin pa Opozitë

Miraka te Ligjet, Berisha: Bardhi të japë sqarime për vrasjen në Elbasan

Berisha: Alibeaj merr në mbledhje demokratë që nuk janë pjesë e grupit të PD

Berisha paralajmëron protesta: Droga është normë në polici, mjaftojnë dy vrasjet e fundit

Nesër zgjidhet kryesia e PD/ Berisha: Sot dorëzoj emrat

Pas Dumanit, Berisha thirrje Besian Xhixhës: Trego lidhjet e krimit me politikën

Berisha: Dumanit po i censurojnë dëshmitë, nxirrni tabulatet e Taulant Ballës me Suel Çelën

Berisha thirrje Nuredin Dumanit: Trego gjithçka, deri tani ke thënë ato që dimë të gjithë

Berisha: Gjykata Supreme janë Rama e Don Agaçio, gjthçka ndodh në dhomë këshillimi

Manja ‘pastroi’ dosjet, Berisha: Mafia e pronave u amnistua, mjafton të çojnë qesen në Apel

S'përmbahen! Bardhi: Mos më ngri zërin mua. Bushka: Flisni 7 veta në kor

PLAS KEQ te Ligjet/ Bushka: Ne jemi ndryshe Gazi, ty të është vrarë dikush në zonën elektorale

Raporti i Administratës Publike, Bardhi: Keni analizë për patronazhistët, keni marrë masa?

Raporti i Administratës Publike/ Alibeaj: Pse gjatë vitit zgjedhor ka pasur më shumë rekrutime?

Anëtarët e ish-sigurimit të Shtetit/ Alibeajt s'i pranohet kandidati, ngre zërin: Ja provat

Socialistët miratojnë të propozuarin e Berishës, Simon Miraka

Sherr te Ligjet/ Bardhi: Të pafytyrë, votuat të propozuarin e non-gratas. Bushka: Lëri patetizmat

Në qendër të Tiranës, aksidentohet autobusi i linjës së Institutit

Emrat e Alibeajt për Zgjedhoren, Balla: Sa t'i sjellë, do i miratojmë, më në fund

Presidenti/ Balla: Votat do i gjejmë, po konsultohem me dy grupet e tjera të Opozitës

Bylykbashi anëtar i Reformës Zgjedhore, Alibeaj: Nuk është provokim

'Jam kryetar grupi'/ Alibeaj: Brenda PD s'ka përplasje, s'ka bojkot për presidentin, të hënën....

Procesi i zgjedhjes, Alibeaj: Jemi gati deri në 12 të natës nëse PS ndryshon mendje

Zgjedhja e Presidentit/ Alibeaj: Maxhoranca nuk i ka 71 vota, është realitet

Procesi i Presidentit/ Ndryshon mendim pas mbledhjes, Alibeaj: Do marrim pjesë

Cilët kryebashkiakë do kallëzohen? Manja: Hetimi ka rregulla, s'bëj publike asnjë rast

Rrezikon Shqipëria nga lufta?Peleshi:Jemi të sigurtë,NATO reagon sa herë që preket një pëllëmbë tokë

Shqipëria ngre bazë të dhënash për emergjencat, çon togë në Bullgari, zgjeron kontributin në NATO

Balluku: Ka abonentë familjarë që përdorin mbi 5 mijë kw mujorë, do kenë pishina, s'fikin dritat

Miratohet koncensioni për ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar

Qeveria vendos transferimin e të dhënave për licensat e minierave

A e ka gati Shqipëria dosjen për çështjen e detit në Hagë? Xhaçka: Në atë fazë jemi

Mbështetje për emigrantët shqiptarë në Greqi? Xhaçka: E diskutova me Dendias, do njihet gjuha shqipe

Shqipëria jep OK për futjen e Suedisë e Finlandës në NATO

Gjuhë të huaja e letërsia, ulet mesatarja që duhet të kenë maturantët për këto degë

Kisha

Mbledhja e grupit, Berisha mbërrin në selinë blu: Alibeaj vegël e Ramës, po fyejnë Diasporën

Forumi i PPE, Berisha: Po mbajnë qëndrim neutral, zëri ynë s’do mungojë

S’ju uroi asnjë ambasadë, Berisha: S’e mbaj mend ta kenë bërë ndonjëherë

Marrëdhënia me SHBA, Rama: Miqtë e BE s'e kuptojnë, u dukemi budallenj

Rama: Kemi gati projektin për një bazë detare të NATO-s, do ia paraqesim gjeneralit

Yuri Kim në sallë, Edi Rama: Do flas anglisht, të shmang përkthimin e keq që krijon probleme

U nderua me medalje, gjenerali amerikan 'i mahnitur' pas Ramës: Jeni lider!

Rama i dorëzon medalje Komandantit të NATO-s: Do bëjmë plan për një bazë detare

INCIDENTI- Rama mezi i vendos medaljen gjeneralit amerikan: Më fal, s'qenka e lehtë