Aktualitet

Dy edukatore rezultojnë pozitive me Covid-19, mbyllet kopshti në Skrapar, i gjithë stafi karantinohet

Sakaq i gjithë stafi është karantinuar. Gjithashtu, të infektuar kanë rezultuar dhe 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare "Mehmet Ali Vrioni",  një në shkollën e muzikës "Ajet Xhindole" dhe një mësuese 9-vjeçare në fshatin Drenovicë.
Featured image of article: Dy edukatore rezultojnë pozitive me Covid-19, mbyllet kopshti në Skrapar, i gjithë stafi karantinohet Foto ilustruese

SKRAPAR-Situata e pandemisë vazhdon të jetë problematike në të gjithë vendin. Së fundmi,  burime për Dosja.al bëjn me dije se ditën e sotme kopshti Nr.1 në Skrapar është mbyllur, pasi 2 edukatore kanë rezultuar pozitive me Covid-19.

Sakaq i gjithë stafi është karantinuar. Gjithashtu, të infektuar kanë rezultuar dhe 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare “Mehmet Ali Vrioni”,  një në shkollën e muzikës “Ajet Xhindole” dhe një mësuese 9-vjeçare në fshatin Drenovicë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, raportohen se kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe 1 specialiat në Prefekturën e Beratit, një punonjëse në Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore dhe 1 specialist në Drejtorinë e Transportit Rrugor.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment