
ANGLI-Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka prezantuar dy nga të ftuarit special që do të ketë në koncertin virtual në 27 nëntor. Në postimet në Instagram ajo është shprehur se do të ketë shumë surpriza gjatë konceritit, duke i lënë të gjithë fansat e saj në pritje.
Por pak ditë më parë këngëtarja në Instagram zbuloi se pjesë e konceriti të saj do të jetë këngëtarja Miley Cyrus, me të cilën ajo publikoi një bashkëpunim. Ndërsa sot po në Instagram ajo zbuloi dhe një këngëtar tjetër me famë botërore që do të jetë pjesë e koncertit të saj. Bëhet fjalë për këngëtarin, Elton John.
View this post on Instagram
Pak ditë më parë Dua Lipa ishte pjesë e American Music Awards ku ishte e nominuar në 6 çmime ndërkohë që fitoi në zhanerin e këngës më të mirë Pop/Rock.
(I.A/dosja.al)