Rajoni

Dy ditë i mbyllur brenda për më shumë se 6 orë, presidenti Thaçi merret në pyetje edhe sot në Hagë

  • Përfundon dita e tretë e intervistimit të Thaçit në Hagë, kthehet sërish nesër
  • Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të merret në pyetje sot në orën 13:00 për ditën e tretë radhazi në Prokuorinë e Hagës.
    Featured image of article: Dy ditë i mbyllur brenda për më shumë se 6 orë, presidenti Thaçi merret në pyetje edhe sot në Hagë Hashim Thaçi

    HOLANDË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të dalë sërish në orën 13:00 para Prokurorisë së Posaçme në Hagë për tu intervistuar sërish, për ditën e tretë radhazi. Edhe sot pasdite, Thaçi do të dalë para hetuesëve për t’u marrë në pyetje.

    Kreu i shtetit, i akuzuar për rreth 100 krime luftë, prej dy ditësh qëndron më shumë se gjashtë orë brenda godinës duke iu përgjigjur pyetjeve.

    Edhe pse institucioni është çdo ditë i rrethuar nga media dhe gazetarë, kreu i shtetit nuk ka dhënë asnjë prononcim për ta, duke e lënë procesin në errësirë. Vetëm në fund të ditës së pare, Thaçi tha shkurt se ka dëgjuar “shkëmbimet mbi teknikalitetet ndërmjet prokurorit dhe avokatit të tij mbrojtës dhe kjo do të vazhdojë nesër.”

    Më 24 prill, Prokuroria ka paraqitur një aktakuzë për rreth 100 krime lufte kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe 9 luftëtarëve të tjerë, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Edhe pse aktakuza ishte vendosur që në prill, më 24 qershor, pak para se Thaçi të mbërrinte në Uashington për takimin me përfaqësuesit e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në media u shpërnda lajmi për akuzat ndaj tij.

    Thaçi, nuk ka pranuar të heqë dorë nga posti i tij dhe ka shkuar në Hagë si presidenti i vendit. Ai ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment