Rajoni

Dy aeroplanë të tjerë mbërrijnë në Beograd me pajisje për luftën kundër Covid-19, BE-ja paguan transportin

Dy aeroplanë të tjerë janë ulur në aeroportin "Nikola Tesla" në Beograd, në ndihmë të Serbisë me pajisje mjekësore në luftën kundër COVID-19.
Featured image of article: Dy aeroplanë të tjerë mbërrijnë në Beograd me pajisje për luftën kundër Covid-19, BE-ja paguan transportin Pamje nga aeroplanet me pajisje qe mberriten ne Serbi.

SERBI-  Bashkimi Evropian ka finacuar plotësisht kostot e fluturimit, si pjesë e paketës 15 milion euro për ndihmë të menjëhershme të përgjigjes për të ndihmuar Serbinë në luftën e koronavirusit. Këto fluturime, të organizuara nga Programi i KB i zhvillimit, kanë bërë që pajisjet të trasferohen në Serbi në një kohë më të shpejtë, përmes aeroplanëve të mëdhenj që kanë kapacitete për ngarkesa të rënda.

  “Sfidat janë të njëjta, bashkëpunimi dhe solidariteti efektiv janë mënyra e vetme për të luftuar pandeminë. Falënderoj Delegacionin e BE-së në Serbi dhe Ambasadorin Sem Fabrizi për përgjigjen e shpejtë të kërkesës time për fonde shtesë për fluturime për të transportuar pajisje mjekësore. Ne vazhdojmë të punojmë!“- Tha Joksimović.

Ndërsa Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Ambasadori Sem Fabrizi tha se e gjithë bota është në luftë me virusin, prandaj dhe në raste të tilla kërkohet më shumë solidaritet.

“E gjithë bota po lufton COVID-19. Këto janë periudha të vështira për të gjithë që kërkojnë solidaritet të madh. Ne jemi duke punuar rreth orës për të siguruar mbështetje për Serbinë dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve të saj. Të dy aeroplanët që zbarkuan sot, sjellin në katër numrin e aeroplanëve të ngarkesave me kosto transporti të financuara nga BE, duke sjellë furnizime të rëndësishme mjekësore për të ndihmuar Serbinë të luftojë COVID-19. Më shumë aeroplanë ngarkesash pritet të arrijnë brenda ditëve në vijim. Kjo mbështetje është pjesë e paketës financiare 93 milion euro për Serbinë, e njoftuar nga Komisioneri Varhelyi javën e kaluar.”- tha ai.

Ndërsa një tjetër fluturim i financuar nga BE me furnizimet mjekësore të blera nga Serbia do të arrijë nesër. Kostoja e transportit për këtë fluturim do  të paguhet nga BE.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bashkimi Evropian është partneri i pranimit në Serbi, investitori më i madh, partner tregtar dhe donator. Që nga fillimi i bisedimeve të pranimit të Serbisë në 2014, BE i ka dhuruar Serbisë gati 2 miliardë euro grante të pakthyeshme për të mbështetur modernizimin e vendit.

Vetëm në sektorin e shëndetësisë BE-ja i ka dhënë dhe huazuar 450 milion euro gjatë 2 dekadave të fundit Serbisë për ta bërë sistemin më modern.

Burimi: europa.rs

A.C/Dosja.al

Shto Koment