Bota

DW zbardh DETAJE! Erdogan telefonatë me Merkel, dëshiron marrëveshje të re me BE për ‘çështjen e emigrantëve’

Presidenti turk falënderoi kancelaren për përpjekjet e saj konstruktive dhe kontributin e saj në marrëdhëniet Turqi – BE, duke shtuar se Ankaraja zyrtare dëshiron të hapë një faqe të re në marrëdhëniet mes dy palëve.  
Featured image of article: DW zbardh DETAJE! Erdogan telefonatë me Merkel, dëshiron marrëveshje të re me BE për ‘çështjen e emigrantëve’ Angela Merkel dhe Recep Tajip Erdogan

BERLIN– Presidenti turk Recep Tajip Erdogan ka kontaktuar pasditen e sotme me kancelaren gjermane, Angela Merkel, duke e akuzuar Greqinë se i ishte shmangur dialogut me ta. Sipas detajeve që DW ka mësuar nga biseda, presidenti i Turqisë përdor çështjen e emigracionit si një ‘kleçkë’ për të përmirësuar marrëdhëiet me Bashkimin Europian.

Ndërkohë Erdogan fajësoi Greqinë tek Merkel, duke u shprehur se: Turqia është e gatshme të rifillojë kontaktet me Greqinë, e cila po i shmang me pretekste të ndryshme. Duke shtuar se anija kërkimore “Oruc Reis” nuk është afruar më në brigjet greke.

Presidenti turk falënderoi kancelaren për përpjekjet e saj konstruktive dhe kontributin e saj në marrëdhëniet Turqi – BE, duke shtuar se Ankaraja zyrtare dëshiron të hapë një faqe të re në marrëdhëniet mes dy palëve.  Në fjalën e tij, Erdogan ka sulmuar gjithashtu edhe udhëheqësit që kanë qënë pro-sanksioneve ndaj Turqisë, duke thënë se qëndrimi i tyre mund të dëmtojë një dritare me interes të përbashkët mes palëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por nuk dihet qëndrimi që ka mbajtur Merkel në të gjitha qëndrimet që i ka përmendur Erdogan.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment