LIVE UPDATES
Bota

DW: Viktor Orban mund t’i humbasë zgjedhjet e vitit 2022, miliarda për një shtet paralel

1 Maj 2021, 07:17 Nga DOSJA
DW: Viktor Orban mund t’i humbasë zgjedhjet e vitit 2022, miliarda

HUNGARI– Kryeministri hungarez, Viktor Orban është një nga politikanët më finokë në Europën aktuale. Për të siguruar pushtetin e tij, ai ka bërë shumë këto vite, që nga kthimi në unisono të medias, deri tek një ligj zgjedhor, që avantazhon partinë e tij, Fidesz. Ideja e fundit e tij del madje edhe jashtë kuadrit të regjimit, të paktën demokratik në formë. Synohet të ngrihet një shtet paralel, që ia mundëson kryeministrit dhe elitës së tij në rast të një humbjeje të zgjedhjeve, të ulen në të gjitha komandat e drejtimit të shtetit dhe shoqërisë. Arsyeja: Në Hungari ka filluar të fryjë një erë e ndryshimit politik. Shumë njerëz janë lodhur nga Orbani dhe nuk e durojnë dot më vetëkënaqësinë e tij dhe aferat e korrupsionit në rrethin familjar atë të miqve dhe partisë. Sondazhet ka kohë që i japin opozitës shansin të zëvendësojë Orbanin në pranverën e ardhshme.

Institucioni, që do duhet të pengojë, që të marrë drejtimin një qeveri që nuk drejtohet nga Orbani, mban një emër me një tingëllim jo të keq, vetëm të vështirë për t’u shqiptuar. “Fondacioni i Interesit Publik për Administrimin e Pasurive që Kryejnë Detyra Publike.” Të martën (27.04), parlamenti dha miratimin me dy të tretat për një ligj që e mundëson krijimin e këtij institucioni të ri dhe themelimin e 32 fondacioneve të tilla.

Detyra nga gati të gjithë sektorët shtetërorë

Shumica e tyre do të jenë fondacione të universiteteve shtetërore, me këtë kalon gati i gjithë sistemi shtetëror i arsimit të lartë hungarez në fondacione, përfshirë edhe klinikat universitare. Pjesa më e vogël e fondacioneve ka karakter të përgjithshëm dhe merr përsipër detyra nga të gjithë sektorët shtetërorë; sporti, familja, kultura, klima, bujqësia, prodhimi mediak deri tek marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mbështetja e pakicave hungareze jashtë.

Miliarda për një shtet paralel

Në këtë mënyrë garantohet, shkruan avokati dhe ish-deputeti liberal hungarez, Andras Schiffer, që pas një ndërrimi të qeverisë çdo qeveri do duhet të ndajë pushtetin me “një qeveri të thellë paralele të fshehur në administratë, të komanduar nga Viktor Orban.” Fondacionet kanë fonde miliardëshe.

Pa kontroll shtetëror

Një shembull është Kolegji Matthias Corvinus, MCC, në fillim një kolegj i afërt me partinë Fidesz, i themeluar nga Andras Tombor, një këshilltar i afërt i Orbanit. Me një të rënë të lapsit, MCC mori 10% aksione të koncernit të naftës, MOL dhe firmës farmaceutike, Gedeon Richter. Vlera e përafërt llogaritet me 1 miliardë euro.

Fondacionet punojnë vetë dhe nuk kanë asnjë lloj kontrolli shtetëror. Vërtet që paratë ato duhet t’i shpenzojnë për qëllimet e parashikuara, por se si e bëjnë këtë, kjo vendoset nga vetë fondacionet. Institucionet e reja do të drejtohen nga kuratorume, anëtarët e të cilëve, gjatë themelimit të fondacionit emërohen nga qeveria. Por anëtarët e mëvonshëm pastaj fondacionet i emërojnë vetë. Ndër kuratorët e emëruar që tani janë ministra, sekretarë shteti, dhe shumë njerëz të afërt të biznesit, të afërt me Orbanin.

Qeveriae shpjegoi modelin e fondacioneve me nevojën e rikonceptimit të angazhimit shtetëror në shekullin e 21-të dhe përdorimin me eficientë të shpenzimeve publike. Por blloku opozitar hungarez bën fjalë për “privilegjim hajdutërie” dhe “vjedhje”. Në një prononcim të tyre shkruhet se “ne e dënojmë me vendosmëri që regjimi kërkon të shpëtojë veten duke kaluar pasurinë publike dhe paratë e taksapaguesve në dorë private të Fidesz-it”.

Drejtori i Transparency International për Hungarinë, Miklos Ligeit thotë, se kjo është një nga masat me vazhdën më të madhe të ndikimit që ka marrë Orbani që kur erdhi në pushtet në vitin 2010. “E gjitha është një ide finoke, por e keqe, që në dimensionin e saj mund të krahasohet me shtetëzimin komunist.”  Sipas Ligetit, ky është një model, që nuk ekziston diku tjetër në demokracitë perëndimore. Opozita ka premtuar, se në rast fitoreje të saj do të shkrijë fondacionet e reja dhe do t’ia kthejë pasuritë sërish shtetit.

Marre nga DW

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota viktor orban viktor orban

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni