KRYESORET
Politike

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ DW: Lakmus për palët e Partisë Demokratike

24 Janar 2022, 07:54 Nga DOSJA
Zgjedhjet e pjesshme lokale/ DW: Lakmus për palët e Partisë

SHQIPËRI – Partia Demokratike, (PD) më e madhja në opozitë, pas bojkotit të Lokaleve 2019, që i dha fitoren Partisë Socialiste (PS) në 60 bashki nga 61 në total, do të marrë pjesë në këto zgjedhje. Ajo ka shansin të synojë në mos fitoren në gjashtë bashki, të paktën në disa prej tyre. Këto zgjedhje kanë potencialin të jenë edhe një lakmus që pritet të tregojë se cili nga dy grupimet kundërshtare në PD gëzon mbështetjen më të madhe të elektoratit opozitar dhe qytetarëve: grupimi i drejtuar nga kryetari aktual Lulzim Basha apo ai i drejtuar nga ish-kryeministri, lideri historik i PD-së, Sali Berisha, i shpallur „non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), „për vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në Shqipëri”.

KQZ nuk njohu grupimin e Berishës

Fillimi të shtunën (22.01) i procesit zgjedhor për lokalet e pjesshme të 6 marsit nuk plotësoi pritshmëritë e grupimit të mbështetësve të Berishës për t’u regjistruar si subjekt politik më vehte në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, (KQZ). KQZ nuk e njohu si të tillë këtë grupim. Në një konferencë për shtyp, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celiashi tha, se „subjekti/partia politike duhet të paraqesë në KQZ vërtetimin e regjistrimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor,T iranë, ku të ketë të dhëna të tilla si emri i subjektit politik, organet drejtuese dhe ato kompetente për të mbajtur marrëdhëniet me të tretët, përfshirë edhe KQZ.”

Një vërtetim të tillë grupimi i mbështetësve të Berishës nuk e ka. Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Tiranë nuk ka marrë ende vendimin e saj për regjistrimin e statutit të ri të PD të rithemeluar, ku përfshihet edhe shkarkimi i kryetarit Basha dhe gjithë lidershipit të PD zyrtare, të çuar në këtë Gjykatë nga „Komisioni i Rithemelimit të PD” të dalë nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit 2021, i demokratëve, mbështetës të Berishës.

Grupimi pro Berisha nuk mund të ketë përfaqësues ligjorë në KQZ

Në vijim të mosnjohjes si subjekt politik dhe mos regjistrimit në KQZ, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi vendosi të mos e njohë juristin Ivi Kaso, të caktuar nga „Komisioni i Rithemelimit të PD” si përfaqësues ligjor të PD në KQZ, pas shkarkimit të tij nga posti i Sekretarit për Çështjet Zgjedhore në PD ngaqë mori pjesë në protestën e dhunshme të 8 janarit ndaj selisë së kësaj partie, për të marrë lidershipin e saj. Në vend të tyre Celibashi legjitimoi emrat e juristëve të zgjedhur nga Basha si përfaqësuesi ligjor i PD.

Celibashi: Ligji zgjedhor, rëndësia e 1 përqind të listës zgjedhore

Pyetjes së DW: Nëse ka në këto kushte hapësira ligjore që grupimi i demokratëve, mbështetës të Berishës dhe elektorati pro tij të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, kreu i KQZ-së, Celibashi i përgjigjet: „Ligji zgjedhor ka hapësira që grupime, të cilat nuk mund të regjistrohen si subjekte politike më vehte, të marrin pjesë në zgjedhje, në rastin konkret për kryetarë bashkie, me kandidatë që i propozojnë vetë zgjedhësit. Sipas ligjit zgjedhor, zgjedhësit që propozojnë kandidatin për kryetar bashkie duhet të përbëjnë një përqind të numrit të zgjedhësve në listën zgjedhore të bashkisë përkatëse, që kandidati të hyjë në garë”.

Sfidat e dy grupimeve në PD

Tanimë ndarja e PD-së duket se është çështje kohe. Një nga pasojat e ndarjes pritet të jetë ulja e kapaciteteve opozitare të partisë më të madhe opozitare në vend që do të shfaqen edhe në procesin zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Për ta minimizuar këtë pasojë për interesat e veta, të dyja palët po zhvillojnë njëkohësisht takime me demokratët në rrethe, ku mbajnë fjalime me akuza të ndërsjellta gjithmonë dhe më të rënda.

Të dyja palët qartazi synojnë të fitojnë sfidën e bërjes për vehte të sa më shumë individëve nga elektorati demokrat: grupimi i Bashës me premtimin për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj politikanëve të lartë të korruptuar, ai i Berishës me premtimin për të mposhtur me anë të „revolucionit paqësor” atë që ai e quan „regjim të kryeministrit Rama”.

“Çdo sfidë sjell me vehte edhe një mundësi. Kjo është një mundësi e madhe për t’u ndarë nga e shkuara dhe përqafuar të ardhmen me të gjitha premtimet që ajo sjell. Kemi mbështetur prej fillimit një drejtësi që nuk i mbron por i ndëshkon politikanët e korruptuar dhe krimin e organizuar. Kemi prezantuar në parlament nismën për dekriminalizimin e politikës, vettingun e politikanëve, që do të detyrojë politikanët e nivelit të lartë të kalojnë në sitën e organeve të drejtësisë, reformën në sistemin zgjedhor dhe atë territoriale që synojnë t‘ia kthejnë pushtetin qytetarëve, pasi ai është i përqëndruar në duar të pak njerëzve”, thotë Lulzim Basha për DW.

Përballja Basha-Berisha

Aleksandër Çipa, analisti i pavarur në Tiranë, Kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, e vlerëson aksionin e Bashës “si të parin aksion vetiak për të marrë mbështetjen e anëtarësisë së PD që refuzon të ashtuquajturin „revolucion paqësor” të ish- kryeministrit Berisha.

„Basha është në pistën e tij të rezistencës për të mbetur udhëheqësi i një partie që po ndahet. Ai po kryen çdo veprim dhe lëvizje për të trashëguar hipotekën zyrtare të selisë politike. Basha e quan berishizmin „e shkuara” dhe mbi këtë tezë po përpiqet të shtojë mbështetësit e palës së tij. Në këtë përballje rritje mund të ketë pala e mbështetësve e Berishës, por kurrsesi aq të mjaftueshme sa për të kryer të ashtuquajturin „revolucioni paqësor,” thekson për DW, Aleksandër Çipa.

Genc Pollo, ish-deputet dhe ministër në qeverinë e PD-së, mbështetës i grupimit të Sali Berishës, mendon se grupimit të Bashës, i mungojnë komponentë thelbësorë për të bërë për vehte sa më shumë demokratë. „PD është anëtarësia, idetë dhe tradita politike si edhe fryma motivuese. Të tre këta komponentë thelbësorë i shoh tek PD e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit të kaluar. Basha mund të ketë godinat, vulën e financat e PD por absolutisht jo tre komponentët thelbësorë. Edhe dëmi që ai mund të sjellë për demokratët dhe për demokracinë, mendoj që do të mbetet i kufizuar”, thotë Genc Pollo për DW.

Ai thekson se sfida e grupimit mbështetës të Berishës është “zgjimi i shoqërisë nga letargjia për të kundërshtuar masivisht regjimin e Ramës. Por ashtu siç dolën anëtarët e PD nga letargjia në gjysmën e dytë të vitit të shkuar ashtu mund të dalë nga letargjia edhe tërë shoqëria shqiptare”, thekson Genc Pollo.

Basha: Drejtësia ndëshkim pa dallim politikanëve të korruptuar

Kryetari aktual i PD, Basha, ka qëndruar pranë ish-kryeministrit Berisha, liderit historik të PD për 16 vite me radhë, që nga viti 2005 deri në shtator 2021, kur ai e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD, 4 muaj pas shpalljes “non grata” nga DASH, gjë që solli edhe shndërrimin e tyre në kundërshtarë të njeri-tjetrit. Basha ka qënë Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në qeverinë e parë Berisha, 2005 – 2009, Ministër i Brendshën në qeverinë e dytë Berisha, 2009-2013 dhe më pas për 8 vjet pasardhës i tij në krye të PD.A ka Basha reflektime nga pozicioni i tanishëm si kundërshtar i Berishës?

“Reflektimi thelbësor është ndarja nga e shkuara, pa asnjë kompleks, premtimi për një të ardhme më të mirë për të gjithë demokratët dhe shqiptarët”, thotë Basha për DW.

Nëse ndarjen nga e shkuara Basha e sheh të lidhur me ndëshkimin e politikanëve të korruptuar a pret ai që ish-kryeministri Berisha të përballet me drejtësinë?

“Nuk më takon mua të bëj gjyqtarin dhe prokurorin. Pres që drejtësia të funksionojë si në çdo vend normal. Kjo nuk është çështje emrash. Për një kohë shumë të gjatë një grusht njerëzish me pushtet të madh politik ose ekonomik vazhdojnë të mbeten të pandëshkuar. Pandëshkueshmëria është themeli mbi të cilin ngrihet tranzicioni i pafund i Shqipërisë. Një nga faktorët për mbylljen e tranzicionit është dhënia fund e pandëshkueshmërisë. I takon drejtësisë, institucineve të pavarura që t’i vendosin para ligjit në mënyrë të barabartë politikanët e korruptuar. Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve”, i tha Basha DW-së. (DW)

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

'Faleminderit përfaqësues të DASH'/ Çupi ngatërrohet në Komision, buzëqesh: S'keni shansin

'Faleminderit përfaqësues të DASH'/ Çupi ngatërrohet në Komision, buzëqesh: S'keni shansin

Rrëfimi i Dumanit/ Berisha: S’kisha dëgjuar që bandat rivale të merrnin të njëjtin vrasës

PPE për krizën në PD? Berisha: S’e di, e vlerësojmë, disa nga ne do shkojnë

Berisha korrigjohet: Ia paskam thënë gabim emrin Dumanit, e paska Nuredin

Duma e Alizoti në mbledhjen e Rithemelimit, Berisha: Do e merrni vesh në darkë

3 Komisionet në duart e Alibeajt, Berisha: Përpjekje Ramës për ta lënë vendin pa Opozitë

Miraka te Ligjet, Berisha: Bardhi të japë sqarime për vrasjen në Elbasan

Berisha: Alibeaj merr në mbledhje demokratë që nuk janë pjesë e grupit të PD

Berisha paralajmëron protesta: Droga është normë në polici, mjaftojnë dy vrasjet e fundit

Nesër zgjidhet kryesia e PD/ Berisha: Sot dorëzoj emrat

Pas Dumanit, Berisha thirrje Besian Xhixhës: Trego lidhjet e krimit me politikën

Berisha: Dumanit po i censurojnë dëshmitë, nxirrni tabulatet e Taulant Ballës me Suel Çelën

Berisha thirrje Nuredin Dumanit: Trego gjithçka, deri tani ke thënë ato që dimë të gjithë

Berisha: Gjykata Supreme janë Rama e Don Agaçio, gjthçka ndodh në dhomë këshillimi

Manja ‘pastroi’ dosjet, Berisha: Mafia e pronave u amnistua, mjafton të çojnë qesen në Apel

S'përmbahen! Bardhi: Mos më ngri zërin mua. Bushka: Flisni 7 veta në kor

PLAS KEQ te Ligjet/ Bushka: Ne jemi ndryshe Gazi, ty të është vrarë dikush në zonën elektorale

Raporti i Administratës Publike, Bardhi: Keni analizë për patronazhistët, keni marrë masa?

Raporti i Administratës Publike/ Alibeaj: Pse gjatë vitit zgjedhor ka pasur më shumë rekrutime?

Anëtarët e ish-sigurimit të Shtetit/ Alibeajt s'i pranohet kandidati, ngre zërin: Ja provat

Socialistët miratojnë të propozuarin e Berishës, Simon Miraka

Sherr te Ligjet/ Bardhi: Të pafytyrë, votuat të propozuarin e non-gratas. Bushka: Lëri patetizmat

Në qendër të Tiranës, aksidentohet autobusi i linjës së Institutit

Emrat e Alibeajt për Zgjedhoren, Balla: Sa t'i sjellë, do i miratojmë, më në fund

Presidenti/ Balla: Votat do i gjejmë, po konsultohem me dy grupet e tjera të Opozitës

Bylykbashi anëtar i Reformës Zgjedhore, Alibeaj: Nuk është provokim

'Jam kryetar grupi'/ Alibeaj: Brenda PD s'ka përplasje, s'ka bojkot për presidentin, të hënën....

Procesi i zgjedhjes, Alibeaj: Jemi gati deri në 12 të natës nëse PS ndryshon mendje

Zgjedhja e Presidentit/ Alibeaj: Maxhoranca nuk i ka 71 vota, është realitet

Procesi i Presidentit/ Ndryshon mendim pas mbledhjes, Alibeaj: Do marrim pjesë

Cilët kryebashkiakë do kallëzohen? Manja: Hetimi ka rregulla, s'bëj publike asnjë rast

Rrezikon Shqipëria nga lufta?Peleshi:Jemi të sigurtë,NATO reagon sa herë që preket një pëllëmbë tokë

Shqipëria ngre bazë të dhënash për emergjencat, çon togë në Bullgari, zgjeron kontributin në NATO

Balluku: Ka abonentë familjarë që përdorin mbi 5 mijë kw mujorë, do kenë pishina, s'fikin dritat

Miratohet koncensioni për ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar

Qeveria vendos transferimin e të dhënave për licensat e minierave

A e ka gati Shqipëria dosjen për çështjen e detit në Hagë? Xhaçka: Në atë fazë jemi

Mbështetje për emigrantët shqiptarë në Greqi? Xhaçka: E diskutova me Dendias, do njihet gjuha shqipe

Shqipëria jep OK për futjen e Suedisë e Finlandës në NATO

Gjuhë të huaja e letërsia, ulet mesatarja që duhet të kenë maturantët për këto degë

Kisha

Mbledhja e grupit, Berisha mbërrin në selinë blu: Alibeaj vegël e Ramës, po fyejnë Diasporën

Forumi i PPE, Berisha: Po mbajnë qëndrim neutral, zëri ynë s’do mungojë

S’ju uroi asnjë ambasadë, Berisha: S’e mbaj mend ta kenë bërë ndonjëherë

Marrëdhënia me SHBA, Rama: Miqtë e BE s'e kuptojnë, u dukemi budallenj

Rama: Kemi gati projektin për një bazë detare të NATO-s, do ia paraqesim gjeneralit

Yuri Kim në sallë, Edi Rama: Do flas anglisht, të shmang përkthimin e keq që krijon probleme

U nderua me medalje, gjenerali amerikan 'i mahnitur' pas Ramës: Jeni lider!

Rama i dorëzon medalje Komandantit të NATO-s: Do bëjmë plan për një bazë detare

INCIDENTI- Rama mezi i vendos medaljen gjeneralit amerikan: Më fal, s'qenka e lehtë