INVESTIGIMI/ Dubai, aty ku shqiptarët urdhërojnë vrasje&drejtojnë trafikun e drogës
Plaurent Dervishaj Në dhjetor 2020, Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e sapokrijuar e Shqipërisë, ...
Plaurent Dervishaj Në dhjetor 2020, Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e sapokrijuar e Shqipërisë, ...
Kanabis TIRANË- Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se ndërsa gjatë vitit 2021 janë regjistruar vetëm tre rast...
Hasan Skana, Ulvi Skana dhe Can Karriqi TIRANË- I riu nga Dibra, Ulvi Skana, që rezulton i zhdukur që prej 17 majit, është mik i C...
Kisha e Shën Kollit TIRANË- “Kisha e Shën Mëhillit” në Voskopojë është objekti i dytë në List...
KOSOVË- Nga dita e shtunë (22.01) Kosova ashpërson masat kundër përhapjes së koronavirusit për shkak të rritjes së madhe të numrit të të infektuarve me Covid-19. Nga rreth tre mijë raste të infektimit që po shënohen në ditë, qeveria e Kosovës vendosi që të zgjasë orën e ndalim qarkullimit dhe të shkurtojë orët e punës së gastronomisë.
Masat e reja
Sipas masave të reja, ndalim qarkullimi bëhet nga ora 22:00 deri në 5:00 të mëgjesit, ndërsa gastronomia duhet të mbyllet nga ora 21:00 e mbrëmjes.
“Cilido person që hyn në Kosovë duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit me tri doza, ose edhe me dy doza, por edhe me një test PCR të 48 orëve të fundit. Nga kjo kërkesë lirohen ata që hyjnë tranzit, diplomatët e huaj, fëmijët nën 12-vjeç, e ata që kanë dëshmi mjekësore se janë të liruar nga vaksinimi”, thuhet në njoftim. Në këtë masë përjashtim bëjnë edhe shtetasit e Kosovës që s’kanë dy doza të vaksinës, por ata duhet të karantinohen në shtëpi për shtatë ditë. Në të gjitha institucionet publike, punonjësve do t’u kërkohet ҫertifikata e vaksinimit më te paktën dy doza.
Omikron dominus – rrezik mbingarkese në spitale
“Ndalohet veprimtaria e klubeve të natës dhe organizimi i festivaleve, koncerteve. Operatorët e transportit publik lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50 për qind të kapacitetit të ulëseve”, thuhet në njoftim. Megjithatë, procesi mësimor do të zhvillohet me prezencë fizike, ndërsa, në ambiente të mbyllura grumbullimet lejohen me maksimum 30 persona. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, gjendja në spitalet e Kosovës mbetet nën kontroll dhe e menaxhueshme, por rreziku mbetet i lartë për shkak se varianti Omikron mbetet dominues.
Numri i rreth tre mijë rasteve të infektimit në ditë u konfirmua pas më shumë se 11 mijë e 500 testeve, ku rreth 25 për qind e të testuarve dolën pozitiv, një rritje kjo shumëfish më e lartë krahasuar me dy javë më parë kur shifra ishte rreth 3 për qind. Një rritje e tillë e numrit të të infektuarve nuk është shënuar nga muaji gusht i vitit të shkuar, kur Kosova u përball me situatën më të rëndë shëndetësore. Mbi 12 mijë raste mbesin aktive me Covid-19 në Kosovë. Nga fillimi i janarit, shtatë persona kanë humbur jetën nga pasojat e Covid-19, duke e çuar në 2 mijë 997 numrin e atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.
Opozita kundërshton
Partitë politike opozitare kundërshtuan ashpërsimin e masave të qeverisë, duke e akuzuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti për siҫ thonë keqmenaxhimin e situatës me pandeminë. “Për papërgjegjësitë e veta dhe keqmenaxhimin e situatës me pandeminë, qeveria tani po i bie në qafë qytetarëve dhe gastronomëve duke kufizuar orarin e lëvizjes dhe mbylljen e hershme të gastronomisë. Këto masa tashmë nuk kanë asnjë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit, siç edhe është dëshmuar”, shkroi në facebook, lideri i AAK-së, ish kryeministri Ramush Haradinaj. Sipas tij, masat e ndërmara janë veprime ad-hoc të pa analizuara mirë.
Marrë nga DW
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
GJERMANI- Sipas një ankete globale për drogat në vitin 2021, kanabisi është droga e dytë më e përdorur në mbarë botën, pas alkoolit dhe përpara duhanit. Adolesh...
TONGA- Shpërthimi masiv i vullkanit nënujor në Tonga mund të shkaktojë dëme afatgjata në shkëmbinjtë nënujorë koralorë, erozionin e bregdeteve dhe dëmtimin e pe...
SHBA- Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në “frymën e kompromisit të nev...
MALI I ZI- Që nga momenti kur u paralajmërua mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq në Mal të Zi filluan akuzat mes Kryeministër...
SAN JOSE, Kosta Rika – Në Kosta Rika, zyrtarët po inkurajojnë personat e infektuar nga koronavirusi që të mos marrin pjesë në votime për zgjedhjet e përgj...
Qeveria e Shteteve të Bashkuara njoftoi të premten pezullimin e 44 fluturimeve ajrore të katër kompanive kineze nga Shtetet e Bashkuara drejt Kinës. Pezullimi u...
KOSOVË– Nga dita e sotme, Kosova nis zbatimin e masave të reja anti-Covid. Qeveria e Kosovës ka vendosur të ashpërsojë masat anti-COVID si pasojë e r...
KOSOVË– Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur të mbështesë financiarisht filmin “Zgjoi”. Qeveria ka ndarë shumën prej 95,725 eurove të cilat do...
KOSOVË- Në 16 vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, djali i tij, Mendimi, tregon se si familja e mori vesh se Presidenti ishte i sëmurë me kancer. Dhurata...
GJERMANI- Gjermania po bllokon Estoninë, aleatin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, që t’i japë mbështetje ushtarake Ukrainës duke refuzu...