LIVE UPDATES
Bota

DW: Partnerët e mashtruar të Izraelit, cilat mund të jenë pasojat?

12 Maj 2021, 11:34 Nga DOSJA
DW: Partnerët e mashtruar të Izraelit, cilat mund të jenë

JERUZALEMNë Teheran dhe Ankara këto ditë me siguri që i bien supeve njëri-tjetrit. Përleshjet në rrugë në Jeruzalemin lindor që nga e hëna (10.05) në mbrëmje, të cilat u shkallëzuan edhe në një përballje ushtarake mes Izraelit dhe Hamasit që sundon në Rripin e Gazës çojnë ujë në mullirin e propagandistëve në postet më të larta në këto dy vende. Kur në gushtin e vitit të kaluar Emiratet e Bashkuara Arabe të parat, më pas Bahrejni, Maroku dhe Sudani nënshkruan me Izraelin marrëveshje të normalizimit të marrëdhënieve, si presidenti turk Erdogan edhe kreu shpirtëror i Iranit, Ajatollah Khomeini u shprehën ashpër. Në një kohë që shumë liderë të botës arabe më shumë heshtën apo nuk u shprehën hapur kundër marrëveshjeve të nxitura edhe nga presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump, krerët e shtetit të Turqisë dhe Iranit i quajnë këto marrëveshje si tradhti ndaj botës islame.

Edhe tani në kuadër të tensioneve që kanë shpërthyer në Jeruzalemin lindor së fundmi, ata janë shprehur sërish. Khomenei e quajti çdo lloj normalizimi të marrëdhënieve me Izraelin si “goditje me thikë ndaj Palestinës”, kurse zëdhënësi i presidentit, Erdogan, Ibrahim Kalib bëri fjalë në twitter për një “agresion që nuk merr kurrë fund”. Këto janë deklarata, me të cilat në kuadër të krizës aktuale mund të mbledhësh pikë kudo në botën arabe.

Turqia dhe Irani duan të fitojnë kapital politik

Sipas politologes, Cinzia Bianco në Këshillin Europian për Politikën e Jashtme me Vendet e Gjirit, këto reagime kanë treguar se “si Turqia edhe Irani nga zhvillimet në Palestinë duan të fitojnë kapital politik dhe të sulmojnë rivalët e tyre rajonalë, që lidhen me Izraelin.” Kjo i shërben një objektivi tjetër. Si Turqia edhe Irani përpiqen të forcojnë vendet e tyre si fuqi rajonale në Lindjen e Afërt. Në këtë kontekst ata përdorin edhe një rrethanë tjetër. Shteti më i rëndësishëm sunit në botën arabe, Arabia Saudite i ka përmirësuar, jo hapur, por vazhdimisht marrëdhëniet me Izraelin. Me këtë Riadi u hap rrugën atyre që vijnë nga drejtimi i kundërt, pra që të forcohen vendet që janë kundërshtarë apo armiq të Izraelit.

Situata bëhet më e vështirë për vendet si Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shtete të tjera që pas dekadash të marrëdhënieve të ngrira në armiqësi ndaj Izraelit po zgjedhin rrugën e një perspektive paqësore me këtë vend dhe që në fund nuk duan të përfitojnë vetëm ekonomikisht.

Ish-ministrja e Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, tani studiuese në Shoqatën Gjermane për Politikën e Jashtme, Kerstin Müller thotë në këto hapa diplomatikë, konflikti në Lindjen e Afërt ka luajtur një rol jo të drejtpërdrejtë. “Aty bëhej fjalë për tema të tjera, si për shembull për marrëdhëniet ekonomike dhe një aleancë të përbashkët kundër Iranit. Me konfliktin izraelito-palestinez kjo marrëveshje nuk kishte të bënte shumë.”

Por për shkak se marrëdhëniet e rejanë disa pjesë të popullsisë nuk tingëllonin mirë, krerët e këtyre shteteve që nënshkruan marrëveshjen e justifikuan firmën e tyre zyrtarisht me shpresën e çtensionimit të konfliktit në Lindjen e Afërt. Kështu princi trashëgimtar i Abu Dhabit, Mohamed bin Said Al Nahjan në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjes vitin e kaluar u shpreh, se ai ka zhvilluar një telefonatë me presidentin Trump dhe kryeministrin izraelit, Netanjahu dhe me gjasë kishin rënë dakord që të ndalej aneksimi izraelit i territoreve palestineze.

Dita e Jeruzalemit, të hënën (10.05), dita kur çdo vit Izraeli feston pushtimin e Jeruzalemit lindor në luftën gjashtëditore në vitin 1967, ishte një shkas për ashpërsim tjetër të situatës. Sipas Kerstin Müller problemi është themelor. “Organizata radikale të ngulimeve e përdorin këtë ditë me marshime proteste përmes lagjeve arabe të Jeruzalemit lindor për provokime të qëllimshme. Këtë herë situata u shkallëzua dhe kjo ka potencialin e një shpërthimi të gjerë të konfliktit.”

Partnerët e rinj nën presion

Në kryeqytetet e vendeve të reja partnere të Izraelit nga bota arabe duhet të dihet, se çfarë pasojash ka ky tensionim i ri para një mbështetje të gjerë propalestineze në këto vende, dhe sa nën presion ndodhen ato tani për shkak të marrëdhënieve me Izraelin. Me shqetësim duhet të ndiqen aty jo vetëm postimet e shumta antiizraelite në mediat sociale në këto vende, por edhe komentet në mediat e mëdha që i drejtohen të gjithë botës arabe.

Kështu gazeta panarabe “Al araby al-jadeed” ka shkruar se të gjitha iluzionet u shuan. Kjo gazetë i quan jo drejtpërdrejt tradhtarë të gjithë ata “që e ngrenë si detyrim normalizimin e marrëdhënieve me armikun”. Në fundjavë reagimet ishin të menjëhershme. Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe e dënoi “qartësisht” mësymjen e xhamisë Al-Aksa nga forcat izraelite të sigurisë dhe e quajti qëndrimin izraelit si “represion”. Edhe nga Maroku u shpreh “shqetësim i thellë” për dhunën.

A do të ketë pasoja?

Qeveria izraelite duhet tani të përpiqet të qetësojë situatën në Jeruzalemin lindor, është e mendimit ekspertja Kerstin Müller. Nëse tensionet vazhdojnë do të cënohen edhe interesat e vetë Izraelit. “Këtu përfshihen edhe përpjekjet për normalizim me botën arabe.”

Por a do të ketë pasoja ky tensionim aktual? Politologja Cinzia Bianco thotë se interesat e Emirateve të Bashkuara me Izraelin janë më shumë strategjike se taktike. “Kjo do të thotë që nuk ka gjasa, që procesi i normalizimit të kthehet mbrapsht.” Por sipas Biancos ka shumë gjasa që projektet aktuale të përbashkëta të bllokohen për sa kohë që situata është e tensionuar. “Emiratet e Bashkuara Arabe janë të vëmendshme kundrejt atmosferës që ekziston në rrugët arabe. Por ato nuk lejojnë që ato të diktojnë politikën e tyre rajonale.”

Marrë nga DW

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota bota bota arabe emiratet e bashkuara arabe izrael jeruza jeruzalemi normalizimi palestinezet bota bota arabe emiratet e bashkuara arabe izrael jeruza jeruzalemi normalizimi palestinezet

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën