LIVE UPDATES
Bota

DW: CDU-ja e Angela Merkelit në udhëkryq, asnjëherë nuk ka pasur një rezultat kaq të dobët zgjedhor

15 Mars 2021, 08:01 Nga DOSJA
DW: CDU-ja e Angela Merkelit në udhëkryq, asnjëherë nuk ka

GJERMANI– Asnjëherë më parë Unioni Kristiandemokrat, CDU nuk ka pasur një rezultat kaq të dobët zgjedhor në të dyja landet. Dukshëm më pak se 30% në të dyja bastionet e dikurshme, ku shumicat absolute nuk ishin të rralla. Tek kristiandemokratët thjesht vështrimi tek tabela e rezultateve duhet të shkaktojë frikë. Gjashtë muaj para zgjedhjeve parlamentare në shtator partia duhet të pyesë veten si të dalë nga spiralja me drejtim rënien.

Edhe në nivel federal shenjat tregojnë rënie. Në sondazhe aktuale, CDU bashkë me simotrën kristiansociale, CSU arrin vetëm 33%. Një vlerë që pritet të bjerë edhe më tej për shkak të aferës së maskave, ku janë përfshirë politikanë të të dyja partive. Shuplakat në këto dy zgjedhje sigurisht lidhen me shkeljet e dy deputetëve të tyre ndërkohë të larguar nga Bundestagu. Por Unioni do të bënte mirë t’i kërkonte arsyet edhe diku tjetër.

Afera e maskave vetëm e përshpejtoi rënien

Patjetër që do të ishte e vështirë të fitonte zgjedhjet në të dyja landet edhe një CDU në formën e saj më të mirë. Në landin Renani-Palatina (Rheinland-Pfalz) kryeministrja socialdemokrate, Malu Dreyer do t’i kishte fituar zgjedhjet pavarësisht performancës dështake të kristiandemokratëve. Po kjo vlen edhe për kryeministrin e landit Baden-Vyrtemberg, (Baden-Württemberg) Winfried Kretschmann. Por ajo që duhet të bëjë CDU të mendohet është se ajo vërtet nevojitet në të dyja landet për të krijuar një aleancë qeverisëse të qëndrueshme.

Në landin Renani-Palatina shenjat janë për vazhdim të koalicionit të socialdemokratëve, Të Gjelbërve dhe liberalëve të FDP-së. Edhe në Baden-Vyrtemberg një trio e tillë do të ishte e mundur. I pari dhe i vetmi kryeministër landi i Gjelbër në Gjermani, Kretschmann mund edhe ta injorojë CDU-në. Me të ai qeveris që nga viti 2016, por a do ai të ketë partnere një kandidate kaq të dobësuar?

Epoka e Angela Merkelit merr fund si ajo e Kohlit

Megjithatë në jugperëndim të Gjermanisë, në landin Baden-Vyrtemberg, Të Gjelbrit kanë aq shenja konservatore, saqë mund t’i marrësh për një kopje të CDU-së. Ata përshtaten si partnerë, dhe rekomandohen edhe si një konstelacion në Berlin. Sepse partia ambientaliste kërkon pas zgjedhjeve parlamentare në shtator të bashkëqeverisë patjetër, e këtë mund ta arrijë vetëm me Unionin. Megjithë shenjat e dobësimit në nivel federate sinjalet janë për një aleancë të konservatorëve me ambientalistët pas epokës së Merkelit.

Merkel pas 16 vitesh kancelare nuk do të kandidojë më. Rënia e partisë CDU pak para fundit të mandatit të saj të kujton epokën e Helmut Kohlit, babait të saj politik. Kohl ishte kancelar i Gjermanisë nga viti 1982-1998, aq gjatë sa Merkel. Edhe ai la pas vetes një CDU mjaft të pasigurtë, që u desh të kalonte në opozitë. Me vështrimin drejt zgjedhjeve të Bundestagut, Unionin mund ta ngushëllojë fakti që edhe në të ardhmen mund të zerë vend në kancelari. Por për këtë duhet që Unioni shpejt të vendosë piketat në mënyrë strategjitke.

Unioni duhet të vendosë kandidatin për kancelar

Gjermania dhe bota duan ta dinë, se kush do të pasojë Angela Merkelin, nëse Unioni megjithë humbjet e pritshme sërish do të kryesojë qeverinë në shtator. Kancelari i ardhshëm mund të jetë, Armin Laschet i CDU-së ose Markus Söder i CSU-së. Njëri do të jetë kandidat për kancelar. Sa më shpejt të merret ky vendim, aq më shpejt do të shpëtojë CDU nga kryetitujt negativë aktualisht. Të Gjelbrit do ta dinin me kë kishin të bënin, nëse rezultati do të mjaftonte për një koalicion me konservatorët. Edhe elektorati do të mund të vriste mendjen konkretisht se cilin kandidat e sheh si më të aftin, një kandidat Laschet apo Söder. Të dy kandidatët potencialisht do të qëndronin para detyrës së vështirë të përmirësimit të imazhit të partive të tyre. E askush nuk do t’i ketë zili për këtë hipotekë, që duhet shlyer, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve parlamentare.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota baden-vyrtemberg cdu gjermania renani-palatina zgjedhjet zgjedhjet e bundestagut baden-vyrtemberg cdu gjermania renani-palatina zgjedhjet zgjedhjet e bundestagut

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni