Politike

Dvorani nderohet nga DASH, Ngjela: Goditjen kryesore e merr Ilir Meta. Tedi Blushi kapet me avokatin: Taku Çmendaraku! S’ka fituar një gjyq në jetën e tij

  • Vlerësimi i DASH për Dvoranin, Rama përplaset me Metën. Presidenti: Mafia ndërkombëtare
  • Spartak Ngjela dhe se vlerësimi tregoi se personaliteti i Dvoranit ka qenë avangardë në lidhje me pushtetin gjyqësor. Përgjigjen nga Presidenca e ka dhënë zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, i cili e ka etiketuar avokatin si “Taku Çmendaraku”, duke mos i kursyer fyerjet në aspektin personal dhe profesional.
    Featured image of article: Dvorani nderohet nga DASH, Ngjela: Goditjen kryesore e merr Ilir Meta. Tedi Blushi kapet me avokatin: Taku Çmendaraku! S’ka fituar një gjyq në jetën e tij Spartak Ngjela dhe Tedi Blushi

    TIRANË– Vlerësimi që Departamenti Amerikan i Shtetit i bëri gjyqtarit Ardian Dvorani, si një nga 12 figurat në të gjithë botën që kanë luftuar korrupsionin ka ngjallur debate në vend. Avokati Spartak Ngjela tha se vlerësimin e bërë nga DASH për Ardian Dvoranin e lexon si goditje e drejtpërdrejtë për presidentin e Shqipërisë Ilir Meta. Nga makina e tij, në një intervistë për Euronews, Ngjela dhe se vlerësimi tregoi se personaliteti i Dvoranit ka qenë avangardë në lidhje me pushtetin gjyqësor.

    “Është një vlerësim me shumë vlerë për personalitetin tonë, por ka tre aspekte. Ngre edhe njëherë si çështje të rëndësishme luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, godet Ilir Metën nëpërmjet Dvoranit, dhe del sekretari i shtetit dhe e ngre Dvoranini, në një kohë, që ky gjyqtar, i cili unë e kam ditur dhe të gjithë e kemi ditur se ai ka qenë në avangardën në lidhjen me pushtetin gjyqësor dhe pati një goditje banale nga Ilir Meta, nga Presidenti i Shqipërisë. Goditjen kryesore e merr Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ai e ka goditur Dvoranin”, theksoi ai.

    Përgjigjen nga Presidenca e ka dhënë zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, i cili e ka etiketuar avokatin si “Taku Çmendaraku”, duke mos i kursyer fyerjet në aspektin personal dhe profesional. Blushi shtoi edhe njëherë se Rama dhe reforma në Drejtësi do të marrin përgjigje më 25 prill.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Në mungesë të personaliteteve të jurisprudencës, që e njohin Kushtetutën, ligjin dhe autoritetin e Komisionit të Venecias, Ramaforma ka thirrur në ndihmë edhe Taku Çmendarakun, të nominuarin për çmimin “Guinness”, si i vetmi jurist që nuk ka fituar një gjyq në jetën dhe karrierën e tij! Nuk ja ka vlejtur asnjëherë një përgjigje për Taku Çmendarakun, të vetëshpallur “Avokat të FBI”, por për të dhe për të gjithë sivllezërit e tij, skllevër të partisë-shtet, që vranë Nako Spirun për llogari të Jugosllavisë, për këdo spiun burgu që shitet për disident, për çdo gjakprishur, për çdo kone-lehës, për çdo shpirtshitur, për çdo përshesh-ngrënës dhe sharës me pagesë dhe për çdo zar të Kryezarit dhe Kryeoligarkut, ka vetëm një përgjigje: Referendumi i 25 prillit është dita e ndarjes me racën tuaj, që për interesa të armiqve të kombit, kërkon të marrë peng Shqipërinë. Më 25 prill 2021, Shqipëria do jetë e shqiptarëve dhe jo më e oligarkëve dhe e mafies ndërkombëtare. SHQIPËRIA E PARA DHE E PAMPOSHTUR!,”-shkruan Tedi Blushi.


    LAJMI KRYESOR: Vlerësimi i DASH për Dvoranin, Rama përplaset me Metën, kryeministri: U godit se s’ju dorëzua presionit të së ‘keqes’. Presidenti: Mafia ndërkombëtare

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment