LIVE UPDATES
Aktualitet

U largua nga KED-ja, Ardian Dvoranit i rri mendja pas, sulmon KLGJ dhe i dërgon letrën Vitore Tushës: Vijoni me procedurat, n

23 Qershor 2020, 09:29 Nga DOSJA
U largua nga KED-ja, Ardian Dvoranit i rri mendja pas, sulmon KLGJ dhe i

TIRANË– Ish-kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani i ka dërguar një letër zëvëndëses së tij, Vitore Tusha, të cilës i kërkon që të përshpejtojë shqyrtimin e kandidaturave për Gjykatën Kushtetuese. Duke e konsideruar ‘antikushtetues’ vendimin e Këshillit i Lartë Gjyqësor për shkakimin e tij, edhe pse Komisioni i Venecias konstatoi të kundërtën, Dvorani ka kërkuar vijimin e punës për plotësimin e vendeve bosh në Kushtetuese.

Në letrën e tij, Dovrani pretendon se lëvizja e presidentit për shqyrtimin e mandatit të tij u mor menjëherë për t’u diskutuar në rendin e ditës së KLGJ, duke zvarritur procesin e shqyrtimit të kandidatëve. Sipas tij, vendimmarrja e KLGJ-së është qartazi e paligjshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

Sipas rregullave dhe procedurave të parashikuara do të kërkoja nga Zëvendëskryetarja e KED 2020, znj. Vitore Tusha, si edhe nga anëtarët e tjerë të Këshillit të vlerësojnë menjëherë të gjitha këto rrethana, të marrin nismat përkatëse dhe të kryejnë veprimet e nevojshme paraprake për njoftimin e kandidatëve lidhur me relacionet e përgatitura për gjetjet në procedurat e verifikimit të kandidaturave të tyre, si edhe për të përcaktuar menjëherë thirrjen e mbledhjes së KED me rend dite shqyrtimin e gjetjeve në procedurat e verifikimit të kandidaturave për një vend vakant, vakancë e parakohshme, të shpallura nga secili organ emërtese, Kuvendi dhe Presidenti i Republikës,”-shkruan ndër të tjera gjyqtari.

NJOFTIM PËR DOMOSDOSHMËRINË E TEJKALIMIT TË PENGESAVE DHE VONESAVE TË MËTEJSHME NË VEPRIMTARINË E KED 2020

Drejtuar: Zëvendëskryetares së KED 2020, znj. Vitore Tusha
Anëtarëve të KED 2020

Të nderuar kolegë, pas mbledhjes së katërt dhe më të fundit të KED, të realizuar në fillim të muajit Shkurt 2020, me të cilin u miratuar disa ndryshime në aktet nënligjore të KED, relatorët e tre vendeve vakante në Gjykatën Kushtetutese në proces shqyrtimi, kanë kryer dhe drejtuar një punë të lavdërueshme për të verifikuar plotësimin e kushteve ligjore të kandidimit dhe për të përgatitur shqyrtimin e kandidaturave përkatëse në mbledhjen e Këshillit.

Ndërkohë që në fillim të muajit Mars ishin kryer përgatitjet për shqyrtimin e gjetjeve në procedurën e verifikimit të të gjithë kandidatëve për dy nga vendet vakante me organ emërtese Kuvendin dhe Presidentin, duke mbetur vetëm veprimi formal fundor i njoftimit të relacioneve përkatëse kandidatëve njëkohësisht me atë për thirrjen e mbledhjes së KED, vendosja e menjëhershme e masave kufizuese parandaluese ndaj Covid19 pengoi thirrjen e mbledhjes.

Në gjysmën e dytë të muajit Mars, sipas akteve normative të miratuara nga qeveria, u krijuan mundësitë që mbledhjet e organeve kolegjiale mund të zhvilloheshin edhe nëpërmjet mjeteve elektronike. Bashkërisht me anëtarë të KED dhe me personelin mbështetës kemi punuar për të përgatitur kushtet dhe krijuar mundësitë e zhvillimit të mbledhjes online.

Meqenëse mbledhja e radhës së KED do të kishte në rend dite shqyrtimin e kandidaturave, proces i cili nuk mund të realizohet pa dhënien e mundësive të njohjes së secilit anëtar me informacionet dhe procesin e verifikimit të zhvilluar nga relatorët, më tepër se sa me teknologjinë, përgatitjet komplekse kanë pasur të bëjnë edhe me gjetjen e kohës së duhur dhe mënyrave më të përshtatshme që të gjithë anëtarët e Këshillit të kishin mundësitë dhe të njiheshin me materialet e dosjeve të secilit kandidat. Por, sikurse jeni në dijeni, në datën 10 Prill 2020, Presidenti i Republikës i është drejtuar KLGJ-së me një kërkesë, e cila i bëhet me dije edhe KED-së, me anë të së cilës kërkonte që KLGJ të vendoste/konstatonte mbarimin e mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani, me efekt nga data 13 Mars 2020. Nga njëra anë, kjo lëvizje e Presidentit të Republikës ka pasur si efekt ligjor të menjëhershëm pengimin a pezullimin e veprimtarisë së KED. Meqenëse sipas Kushtetutës dhe ligjit ushtrimi i funksionit të Kryetarit të KED është i lidhur me ushtrimin e funksionit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, çdo veprim dhe procedurë e zhvilluar prej meje në cilësinë e Kryetarit të KED, aq më tepër në rrethanat kur do të shqyrtoheshin kandidaturat për vendet vakante, do të përbënte një arsye dhe motiv thelbësor që cilido kandidat të kundërshtonte në gjykatë procedurën e ndjekur dhe vendimmarrjen e KED për ndalimin eventual të kandidimit të tyre.

Njëkohësisht, nga ana tjetër, në cilësinë e Kryetarit dhe të anëtarit t KED, nuk mund të shmangesha formalisht nga këto funksione, për shkak se situata e krijuar me kërkesën e Presidentit drejtuar KLGJ-së dhe vendimi i KLGJ për ta bërë çështje të rendit të ditës, nuk bëjnë pjesë në rastet e parashikuara nga ligji ku cilësohen pengesat ligjore të pjesëmarrjes në mbledhjet dhe veprimtaritë e KED, raste në të cilat paraqitet heqje dorë dhe procedurat përkatëse mund të drejtoheshin nga Zëvendëskryetari i KED.

Për fat të keq, sipas vlerësimit tim, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, KLGJ e bëri menjëherë çështje të rendit të ditës kërkesën e Presidentit dhe të ashtuquajturat procedura që ndoqi KLGJ zgjatën përmbi 2 muaj, duke sjellë kështu efekte shumë negative penguese në ecurinë dhe ritmet e veprimtarisë së KED.

Së fundi, në datën 11 Qershor 2020, KLGJ ka dalë me një vendimmarrje për këtë kërkesë të Presidentit të Republikës. Vendimi përkatës ende nuk është zbardhur dhe e vetmja gjë e bërë publike është se KLGJ ka “vendosur” që gjyqtarit Ardian Dvorani i “ka mbaruar detyrimi të ushtrojë detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë”. Kjo lloj vendimmarrje, e cila në vlerësimin tim është haptazi e paligjshme, pavarësisht vlerësimeve që po bëj për mundësinë e ndjekjes së kundërshtimit sipas ligjit, sjell si efekt, jo vetëm pengesën që të ushtroj funksionet e gjyqtarit dhe zëvendëskryetarit të Gjykatës së Lartë, por njëkohësisht, së paku, edhe mosqenien time në funksionin e Kryetarit të KED.

Në fakt, sipas ligjit, efekte të plota formale të këtij “vendimi” të KLGJ vijnë vetëm me njoftimin që duhet të më bëhet për vendimin e arsyetuar të KLGJ. Për të mos e shtuar më tej antikushtetueshmërinë ekzistuese të procedurës së ndjekur deri më tani dhe të vendimmarrjes, ky “vendim” i KLGJ-së duhet të jetë i arsyetuar sepse ndryshon në thelb statusin e një gjyqtari duke më ndaluar të vijoj ushtrimin e detyrës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Por, ndryshe nga pritshmëria ime normale, ndonëse kanë ka kaluar më shumë se 10 ditë, ende nga KLGJ nuk më njoftohet ky “vendim” i arsyetuar, sikurse është e përcaktuar sipas rregullave më elementare të çdo lloj procedure administrative, sikurse është ajo që zhvillon KLGJ.

Në këto kushte, përtej pengesës së shkaktuar veprimtarisë së KED që nga fillimi i muajit Prill nga “nisma” antikushtetuese e Presidentit për të vënë në lëvizje KLGJ-në, vlerësoj se edhe kjo vonesë dhe zvarritje e pakuptimtë nga ana e KLGJ-së, nuk duhet të vijojë të sjellë vonesa të mëtejshme në realizimin e mbledhjeve dhe kryerjen e veprimtarive të KED, ndërkohë që prej shumë e shumë javësh relatimet lidhur me kandidaturat për dy vendeve vakante janë në pritje për shqyrtim në mbledhjen e KED.

Prandaj, sipas rregullave dhe procedurave të parashikuara në ligjin nr.115/2016 dhe në aktet nënligjore normative dhe rregullatorë të KED, do të kërkoja nga Zëvendëskryetarja e KED 2020, znj. Vitore Tusha, si edhe nga anëtarët e tjerë të Këshillit të vlerësojnë menjëherë të gjitha këto rrethana, të marrin nismat përkatëse dhe të kryejnë veprimet e nevojshme paraprake për njoftimin e kandidatëve lidhur me relacionet e përgatitura për gjetjet në procedurat e verifikimit të kandidaturave të tyre, si edhe për të përcaktuar menjëherë thirrjen e mbledhjes së KED me rend dite shqyrtimin e gjetjeve në procedurat e verifikimit të kandidaturave për një vend vakant, vakancë e parakohshme, të shpallura nga secili organ emërtese, Kuvendi dhe Presidenti i Republikës.

ARDIAN DVORANI

Disa ditë më parë, me 6 vota pro dhe 3 kundër Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi për përfundimit e mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani. KLGJ me shumicë votash vendosi që Dvorani të njoftohet nga Këshilli për t’u caktuar në një pozicion në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Në vendin e tij u vendos Vitore Tusha, e cila mbante pozicionin e zëvendës kryetares. Mirëpo edhe kjo e fundit, sipas ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjanit nuk mund ta mbajë postin, pasi edhe mandati i saj ka përfunduar. 

Ndërsa shkarkimi erdhi pas përplasjeve dhe kallëzimit të presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin. Por si nisi përplasja mes tyre? 

Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranit erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese, dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani shkeli ligjin duke kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Për çështjen iu kërkua mendim edhe Komisionit të Venecias, që i dha të drejtë presidentit Meta. 

Ndërkohë që përplasja vijonte, Gjykata Kushtetuese është ende në ngërç. Aktualisht në garë për t’u bërë pjesë e saj janë 23 kandidatë, të cilët do të konkurrojnë për 3 vendet vakante në këtë gjykatë, por lista ka “ngrirë” në KED.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian dvorani emërimet në gjykatën kushtetuese gjykata kushtetuese vitore tushe ardian dvorani emërimet në gjykatën kushtetuese gjykata kushtetuese vitore tushe

Sondazh

Poll
Aktualitet 23 Qershor 2020, 08:28

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i dy biznesmenëve, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori Eduart Lama ...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni