Rajoni

Dusko Markoviç: Mali i Zi bëhet shteti i parë në Evropë që është i lirë nga koronavirusi

Mediat e huaja shkruajnë se kryeministri Markoviç e nisi fjalimin në konferencën për shtyp duke hequr maskën kirurgjikale nga fytyra, duke thënë publikisht se Mali i Zi nuk është më i prekur nga koronavirusi.
Featured image of article: Dusko Markoviç: Mali i Zi bëhet shteti i parë në Evropë që është i lirë nga koronavirusi Dusko Markoviç

MALI I ZI – Ditën e djeshme Kryeministri i Malit të Zi e shpalli shtetine tij si një vend pa koronavirus, pra si një vend të lirë nga virusi. Në total Mali i Zi ka raportuar 324 raste të konfirmuara të sëmundjes COVID-19 dhe 9 viktima.

“Beteja me një virus kaq të egër është fituar dhe Mali i Zi, e tani bëhet vendi i parë në Europë që ka fituar luftën me koronavirusin.”- u shpreh Dusko Markoviç, Kryeministri i vendit në një konferencë për shtyp.

Mediat e huaja shkruajnë se Markoviç e nisi fjalimin në  konferencën për shtyp duke hequr maskën e kirurgjikale nga fytyra.

Në fillim të marsit, Mali i Zi një vend prej 620,000 banorësh, e cila mbështetet në të ardhurat nga turizmi, e kishte të pamundur të rimëkëmbte ekonominë me kufij të mbyllur, aeroporte dhe porte detare të bllokuara.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kufizimet kanë nisur të lehtësohen gradualisht që nga 30 marsi. Markoviç tha që Mali i Zi do të hapte kufijtë për udhëtarët nga vendet që raportojnë jo më shumë se 25 raste të reja me Covid-19 për 100,000 njerëz – përfshirë Kroacinë, Shqipërinë, Slloveninë, Gjermaninë dhe Greqinë.

Autoritetet malazeze gjithashtu kanë gjobitur ose akuzuar qindra njerëz për mosrespektim të kufizimeve dhe masave të higjenës.

Burimi: Reuters

A.C/Dosja.al

Shto Koment