Politike

Durrësi me koncesion, Oerd Bylykbashi: Bashkinë e ka marrë Kryeministria, duke përzënë Edi Ramën fiton Shqipëria

Bylykbashi shkruan se tashmë zhvillimi urban në qytet është dhënë me konçesion në duart e pak ndërtuesve, porti nuk është më i durrësakëve e se aty vendos Rama se çfarë do të bëhët. 
Featured image of article: Durrësi me koncesion, Oerd Bylykbashi: Bashkinë e ka marrë Kryeministria, duke përzënë Edi Ramën fiton Shqipëria Oerd Bylykbashi

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’ shkruan se qyteti i Durrësit i takon durrësakëve dhe jo hienave. Ndër të tjera ai shkruan se tashmë zhvillimi urban në qytet është dhënë me konçesion në duart e pak ndërtuesve, porti nuk është më i durrësakëve e se aty vendos Rama se çfarë do të bëhët.

‘Nuk mjaftojne taksat qe paguajne po duhet te paguhet edhe konçensionari per banesen e fundit. Turp!Kane nje shprehje durrsaket per kete sjellje grabitqare te ketyre qe po i qeverisin: “Kush mur, dul”. E thene ndryshe, “Kush mori, doli”. Pra marrin ç’te marrin dhe ikin. Thjesht grabitqare qe ne ikje e siper po marrin edhe luget dhe filxhanet.’- shkruan Bylykbashi.

POSTIMI:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Blene votat e hallexhinjve me parate e korrupsionit dhe krimit te organizuar e me to erdhen ne pushtet dhe i futen thonjte Durresit e nuk e leshojne.Me pas ia dhane shitblerjen e votave me konçension organizatave kriminale qe e kthyen Durresin ne kryeqytetin e krimit te organizuar.Dhane me konçension sherbimin urban ne Durres. Plehrat ia paguajme me parate e durrsakeve koncensionit te Tiranes. Zhvillimi urban eshte praktikisht i dhene me “konçension” ne duart e pak ndertuesve.Porti nuk eshte me i durrsakeve. Sapo dhane nje konçension tjeter. Madje portin dhe bregun e detit prej se paku 3 km do t’ia japin arabeve. Durrsaket nuk do ta shohin me detin siç e shohin sot.Bashkine e ka marre me konçension Kryeministria. Çfare vendos Rama ekzekutohet ne Durres nga drejtoresha e pergjitheshme e bashkise.

Tashme paskan vendosur edhe qe varrimin dhe respektin e fundit te dashurve te tyre, durrsaket do te duhet ta negociojne me konçensionarin e varrezave. Nuk mjaftojne taksat qe paguajne po duhet te paguhet edhe konçensionari per banesen e fundit. Turp!Kane nje shprehje durrsaket per kete sjellje grabitqare te ketyre qe po i qeverisin: “Kush mur, dul”. E thene ndryshe, “Kush mori, doli”. Pra marrin ç’te marrin dhe ikin. Thjesht grabitqare qe ne ikje e siper po marrin edhe luget dhe filxhanet.Me 25 prill duhet te shkojme te votojme masivisht qe t’ia kthejme Durresin durrsakeve. Me 25 prill, duke perzene Edi Ramen nga pushteti, fiton Shqiperia.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment