Aktualitet

Kërcënoi me armë zjarri fqinjën e saj për një vend parkimi, arrestohet 57-vjeçarja në Durrës

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në qytetin e Durrësit. Pas sherrit, 57-vjeçarja ka marrë pushkën dhe ka kërcënuar fqinjën e saj.
Featured image of article: Kërcënoi me armë zjarri fqinjën e saj për një vend parkimi, arrestohet 57-vjeçarja në Durrës Foto ilustruese
Përditësuar:

DURRËS– Një 57-vjeçare me inicialet N.P., është vënë në pranga, pasi akuzohet se ka kërcënuar me armë zjarri fqinjën e saj.

Sipas njoftimit të policisë së Durrësit, mësohet se 57-vjeçarja, banuese në Hamallaj, Durrës, është konlifktuar me fqinjën e saj 29-vjeçaren me inicialet A.K., për një vend parkimi.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në qytetin e Durrësit. Pas sherrit, 57-vjeçarja ka marrë pushkën dhe ka kërcënuar fqinjën e saj. Pas arrestimit, në banesën e gruas ëhstë gjetur një pushkë dhe 27 fishekë dhe janë sekeustruar. 

Njoftimi i policisë Durrës

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kanosi me armë zjarri fqinjën e saj, arrestohet në flagrancë një 57-vjeçare. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen N. P., 57 vjeçe, banuese në Hamallaj, Durrës.

Kjo shtetase, më datë 14.05.2020, në Hamallaj, Durrës, ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasen A. K., 29 vjeçe, banuese në Tiranë. Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një shtëpi të braktisur, disa metra larg banesës së shtetases N. P., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe 27 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment