Aktualitet

Ndodh edhe kjo! 18 abuzuesit me ndërtimet dalin para Gjykatës së Durrësit, ‘kafazi i qelqtë’ s’i nxë të gjithë (VIDEO)

Për shkak të numrit të të pranishmëve në sallë, "kafazi i qelqtë" ishte shumë i vogël për t’i nxënë të gjithë dhe për këtë arsye një pjesë e tyre qëndron jashtë tij. 
Featured image of article: Ndodh edhe kjo! 18 abuzuesit me ndërtimet dalin para Gjykatës së Durrësit, ‘kafazi i qelqtë’ s’i nxë të gjithë (VIDEO) Të arrestuarit dalin para gjykatës

DURRËS– Ditën e sotme, para Gjykatës së Durrësit kanë dalë 18 të pandehurit e arrestuar gjatë operacionit “Abuzuesit”. Por ka ndodhur diçka e paparashikuar!

Për shkak të numrit të të pranishmëve në sallë, “kafazi i qelqtë” ishte shumë i vogël për t’i nxënë të gjithë dhe për këtë arsye një pjesë e tyre qëndron jashtë tij.  Përveç kësaj po për shkak të numrit të madh të personave të arrestuar, seanca gjyqësore pritet të zgjasë për disa orë, ndërsa të gjithë të pandehurit janë të përfaqësuar nga avokatët e tyre mbrojtës.

Operacioni për arrestimin e tyre u zhvillua disa ditë më parë. Pas një hetimi tri mujor nga ana e SHCBA dhe Prokurorisë së Durrësit, bilanci ishte 10 policë të prangosur, 2 inspektorë të IMT-së, dhe 5 biznesmenë janë arrestuar, ndërsa Dama u shpall në kërkim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe duke abuzuar me kompetencat e ushtrimit të detyrës, dyshohet se kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin edhe në vlera monetare, i cili ka mundësuar dhe sjellë si pasojë ndërtime të shumta të paligjshme ku përfshihen  objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj, duke shmangur kështu zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre.

Hetimet kanë nisur me një procedim penal të datës 30 qershor 2019, kur prokuroria ka nisur verifikimet për shpërdorim detyre për Agim Osmanin dhe Gani Damën, ndihmësspecialistin në Policinë e Durrësit dhe një polic patrulle.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment