Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në detin e Durrësit, dërgohet drejt morgut

Kufoma e gruas së pajetë është pikasur nga një anije peshkimi, peshkatarët që ndodheshin mbi të kanë lajmëruar policinë dhe kanë nxjerrë trupin në bregdet.
Featured image of article: Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në detin e Durrësit, dërgohet drejt morgut Foto ilustruese
Përditësuar:

DURRËS– Një trup i pajetë i një gruaje është gjetur në detin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, reth orës 08:30, në zonën e Currilave pranë bregdetit.

Kufoma e gruas së pajetë është pikasur nga një anije peshkimi, peshkatarët që ndodheshin mbi të kanë lajmëruar policinë dhe kanë nxjerrë trupin në bregdet.

Policia kufitare e ka dërguar trupin e gruas në fjalë në portin detar dhe në morg pritet që të bëhet identifikimi dhe mosha e viktimës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ende nuk dihen shkaqet që mund të kenë çar në mbytjen e gruas në fjalë. 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment