Aktualitet

Durrës/ Tentoi të kalonte ilegalisht kufirin, arrestohet 37-vjeçari nga Kosova

Në prangat e policisë ka rënë 37-vjeçari me iniciale A.K.
Featured image of article: Durrës/ Tentoi të kalonte ilegalisht kufirin, arrestohet 37-vjeçari nga Kosova Foto ilustruese

DURRËS- Policia Kufitare e Durrësit ka arrestuar 37-vjeçarin me iniciale A.K nga Kosova, pasi ky i fundit tentoi të kalonte ilegalisht kufirin.

Sipas unformave blu,  37-vjeçari ka tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë, me dokumente të falsifikuara.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tashmë mbi të riun rëndojnë akuzat: “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

J.V/Dosja.al

Shto Koment