Aktualitet

Nuk iu bind urdhërit të Policisë dhe dëmtoi me “Land Rover-in” traun e portit, arrestohet 39-vjeçari i dehur në Durrës

Është arrestuar 39-vjeçar me iniciale A.Ll, i cili ishte në gjendje të dehur.
Featured image of article: Nuk iu bind urdhërit të Policisë dhe dëmtoi me “Land Rover-in” traun e portit, arrestohet 39-vjeçari i dehur në Durrës Arrestim

Durrës- Në prangat e Policisë së Durrësit ka rënë një 39-vjeçar me iniciale A.Ll pasi ka drejtuar në gjendje të dehur makinën e tij tip  ‘Land Rover”. Sipas Policisë 39-vjeçari nuk i ka ndaluar shërbimit të sigurisë portuale dhe se mjetin e tij ka dëmtuar  traun e hyrjes në Portin e Durrësit.

Njoftimi i Policisë:

Kundërshtoi punonjësit e sigurisë portuale, arrestohet në flagrancë një 39-vjeçar. Specialistët e qarkullimit rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A. Ll., 39 vjeç, banues në Qerret, Durrës.

Ky shtetas, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Land Rover”, në P. K. K., Durrës, nuk i ka ndaluar shërbimit të sigurisë portuale duke dëmtuar traun e hyrjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen detyrë shtetërore” dhe “Shkatërrim prone”.

J.V/Dosja.al

Shto Koment