KRYESORET
Aktualitet

Durrës: Kontrabandë ilaçesh dhe teste Covid, arrestohen 4 persona, 2 ishin doganierë

25 Tetor 2021, 13:57 Nga DOSJA
Durrës: Kontrabandë ilaçesh dhe teste Covid, arrestohen 4

DURRËS – Policia e Durrësit, nëpërmjet operacionit të koduar “Porosia”, ka arrestuar ditën e sotme 4 persona, 2 nga të cilët ishin në pozicionin e doganierit pasi fusnin kontrabandë medikamente mjekësore.

Janë arrestuar Granit Kërxhaliu 35 vjeç nga Kukësi dhe Behar Lleshi, 57 vjeç, nga Kosova por banonte në Londër. Në prangat e policisë kanë rënë gjithashtu edhe dy doganierët Artan Topuzi 58 vjeç dhe Enkel Shehi, 52 vjeç nga Durrësi pasi kishin neglizuar kontrollin e mjetit.

Policia u ka gjetur në furgon kamera sigurie, ilaçe dhe disa teste Covid, të cilat do të futeshin kontrabandë në vendin tonë.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”, për goditjen e kontrabandës me medikamente mjekësore. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës. Vihen në pranga 4 shtetas, 2 prej tyre doganierë. Sekuestrohen një sasi medikamentesh, kamera sigurie dhe Rapid Test Antigen.

Strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative se disa shtetas po transportonin medikamente mjekësore dhe sende të tjera të paligjshme, pa dokumentacionin përkatës, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Porosia”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda me mallra të licencuara” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, shtetasit:

G. K., 35 vjeç, banues në Kukës dhe B. Ll., 57 vjeç, lindur në Kosovë dhe banues në Londër. Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në lagjen nr.13, Durrës, një mjet furgon tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin G. K. dhe pronar shtetasin B. Ll. Gjatë kontrollit në këtë mjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të ndryshme mjekësore, kamera sigurie dhe Rapid Test Antigen.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan në flagrancë edhe shtetasit A. T., 58 vjeç dhe E. Sh., 52 vjeç, me detyrë doganier, të dy banues në Durrës. Këta shtetas dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrollin e imtësishëm të mjetit ku u gjetën mallrat kontrabandë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

Sondazh

Poll

Rama inspekton pediatrinë në Elbasan, u drejtohet mjekëve: Erdhi qershori, do ju risim rrogat

Rama inspekton pediatrinë në Elbasan, u drejtohet mjekëve: Erdhi qershori, do ju risim rrogat

Fitorja e Berishës, Balla: Sot priten revani e bakllava, ta gëzoni e ia pafshi hajrin

'Berishën injorojeni'/ Balla: Dështim i institucioneve shqiptare, pse nuk e hetoni?

'Yt shoq i ka dhënë tender vëllait'/ Akuza e Berishës, Spiropali: S'ma bën syri tërr, shko në SPAK

Akuza për Spiropalin, Berisha: Yt shoq i jep tender vëllait tënd, lumturoni njëri-tjetrin

Berisha: Butrinti s'është prona e Ramës. Shoqëria Civile: Duam popullin në këmbë doktor

Spiropali: Doktor mendon se je zgjedhur në PD por je në rrugë qorre, rri aty Flamur...si shkop

“Mos ulërit”, Paloka-Felajt: Ik moj budallaqe, legene

Berisha në krye të PD-, Çupi: Jam e dëshpëruar! Lajm i keq për demokratët

Berisha në krye të PD, Duma: Të respektohet vullneti i demokratëve

Berisha në krye të PD, Pampuri: Unë jam me SHBA

Berisha në krye të PD, Sula: Një pjesë e njohin

Protesta/ Avokati: Ligjin e Butrintit po ia bëjnë dhuratë ministrit të jashtëm grek, s'është rastësi

Rrëzohet kërkesa e Vasilit për debat, Balla: Shkresa që erdhi në Kuvend s'mbante firmën e non-gratas

Berisha në krye të PD, Balla: Dje kishte tre gara të forta, ajo me Ibsenin s’dihej si do dilte

Vijon AKSIONI, ‘Shqiponjat’ blindojnë Elbasanin pas rrëfimeve të Nuredin Dumanit

Zgjedhjet në PD/ Shkëlzen Berisha voton për kreun e ri të PD në selinë blu

Elbasani ‘përmbytet’ në pikun e vapës, ujërat e zeza mbushin qytetin

Synonte të bëhej ministër me Bashën, Andi Lila 'kthen', shfaqet sot me Ramën e Veliajn

‘Lufta’ mes tyre zhvillohet në Gjykatë, Veliaj e Duka bëhen bashkë për ‘Kupën e Botës’

Silva i jep dhuratën e veçantë Ramës, kryeministri: E paskeni studiuar gjatësinë time

Bregdeti në Shëngjin mbulohet nga pluhuri i verdhë, IKMT: Dyshohet se është hedhur nga anijet

Zgjedhje në PD/ Ibsen Elezi e nis me disavantazh: Kam vëzhgues, por anëtarë në Komisione jo

Targa italiane, armë dhe vila luksoze/ Ç'nuk u pa nga aksioni "Plumbi i artë"

Frikë se Gjykata s'i jep të drejtë? Berisha: S'ka vendim që ndal këtë mision historik

Sali Berisha shkon në selinë e PD, e shoqëron bashkëshortja

Presidenti, Balla: S'e kuptoj tërheqjen e PD, ne e respektojmë marrëveshjen

Policia bën bilancin: Pezullohen 95 leje drejtimi, gjobiten mbi 500 persona

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

'Ka rrjedhje të sekretit hetimor?' Kraja-Majkos: Për non-gratat s'përgjigjem

Komisioni/ Kraja: Me paratë e konfiskuara kemi ngritur laboratorë eksperimentale

'A ndërhyn Rama dhe ministrat në punën tuaj?/ Kraja - Alibeajt: S'komentoj, zbatoj ligjin

Dosja e Aleks Nikës/ Ndreca: A mund të transferohet në SPAK? Kraja: Duhet vlerësuar

Dvorani dhe Ina Rama për President? Berisha: Janë subjekte të ndjekjes penale

Ç'do bëhet me Teatrin Kombëtar? Zotohet Berisha: Do ndërtohet siç ka qënë

8 emrat e PD për President, Berisha: Parodi e neverishme, keqpërdorim i Ramës

FMN propozoi shkrirjen e Bordit, Berisha: Të ndërhyhet me urgjencë për çështjen e borxhit

A e përdori PD për të justifikuar non-gratën? Berisha: Partia më ka penguar

'Non-grata' në gjykatën franceze, Berisha: Ka 2 faktorë kundër meje

Nëse vjen Berisha, PD duhet të pezullohet nga PPE, ish-kryeministri: Gaboi!

Berisha thirrje BE: Na hapni negociatat! Nuk e meritojmë, por po s'ndodhi sjell trazira në rajon

'Shqipëria anëtar i asociuar i BE'/ Rama: Mbështes vizionin e Macron

Gjermania kundër Ballkanit të Hapur? Rama: Ushqim për konsum lokal

'Ballkani i Hapur'/ Charles Michel: E mbështes, uroj që të gjithë t'i bashkohen nismës

'Ndryshojmë kursin'/ Rama: Nëse Bullgaria s'hap rrugë, do i shpëtojmë kthetrave të tyre

Integrimi/ Pse duhet mbajtur peng Shqipëria? Michel: Duhen zgjidhur konfliktet, ju mbështes

Integrimi në BE, Charles Michel: Angazhimi ynë nuk ka ndryshuar

Integrimi në BE/ Rama: Kemi hedhur hapa njëjtë si vendet që i kanë çelur negociatat

Aksioni i SPAK, Berisha: U dekonspirua, Edi Rama u shqetësua, dha mesazh tek bandat

Raporti i FMN, Ibrahimaj: Do jemi më të kujdesshëm, do analizojmë çmimet