Aktualitet

Urdhër-arresti nga Gjykata e Pavias, kapet në Shijak i shumëkërkuari për trafik droge, 49-vjeçari do ekstradohet në Itali

Ndaj 49-vjeçarit shqiptar, ishte prerë një urdhër-arresti nga Gjykata e Pavias. Ai akuzohet për trafik të lëndëve narkotike dhe do të ekstradohet në Itali. 
Featured image of article: Urdhër-arresti nga Gjykata e Pavias, kapet në Shijak i shumëkërkuari për trafik droge, 49-vjeçari do ekstradohet në Itali Foto ilustruese

DURRËS– Një 49-vjeçar me iniciale, F.T., është arrestuar në Shijak pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Ndaj 49-vjeçarit shqiptar, ishte prerë një urdhër-arresti nga Gjykata e Pavias. Ai akuzohet për trafik të lëndëve narkotike dhe do të ekstradohet në Itali. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës

Vijojnë operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Një tjetër i kërkuar nga drejtësia italiane, për trafikim të narkotikëve, bie në prangat e Policisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Operacioni nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Zyrën Qendrore Kombëtare Interpol Tirana. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tiranën, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim esktradimin drejt Italisë, të shtetasit F. T., 49 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak, Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Pavias, Itali, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” dhe marrëveshjen dypaleshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikes së Shqipërisë dhe Italisë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment