Aktualitet

Shembet shtëpia në Durrës, familja Mishka përplaset me IKMT-në, policia në vendngjarje (VD)

Pronari i banesës Imer Mishka tregon se banesa e tyre është ndërtuar që në vitin 1991 në atë zonë dhe se pasi kanë aplikuar për t'u pajisur me certifikatë pronësie në vitin 2006.
Përditësuar:

DURRËS – IKMT-ja ka shembur ditën e sotme shtëpinë ku jetojnë familja Mishka. Familja Mishka banonte në lagjen nr.15 të Durrësit dhe në momentin e mbërritjes së forcave të IKMT-së janë përplasur me ta duke kundërshtuar prishjen e banesës.

Të pranishëm në vendngjarje janë edhe forca policore edhe të OSHEE-së.

Pronari i banesës Imer Mishka tregon se banesa e tyre është ndërtuar që në vitin 1991 në atë zonë dhe se pasi kanë aplikuar për t’u pajisur me certifikatë pronësie në vitin 2006. Mishak thekson më tej se në vitin 2011-ë, ka dalë VKM-ja për të legalizuar ndërtesën e tyre një katëshe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Familja Mishka është lajmëruar para disa ditësh me anë të një njoftimi zyrtar për shembjen e banesës.

Vijon…

Shto Koment