Aktualitet

Detaje nga vdekja e 20-vjeçarit sirian në Durrës, dyshohet se është përplasur nga një makinë

Dyshohet se 20-vjeçari nga Siria është përplasur nga një mjet dhe si pasojë ka humbur jetën.
Featured image of article: Detaje nga vdekja e 20-vjeçarit sirian në Durrës, dyshohet se është përplasur nga një makinë Pamje nga vendi i ngjarjes

Durrës- Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e 20-vjeçarit sirian në Durrës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dyshohet që 20-vjeçari mund të jetë përplasur nga ndonjë mjet dhe si pasojë humbi jetën. Ndërkohë të njëjtat burime bëjnë me dije se i riu ka shenja të shumta në trup.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mëngjesin e sotëm u gjet i pajetë trupi i një 20-vjeçari sirian pranë ish-hotel Vollga në Durrës. Nuk dihen ende rrethanat e sakta të kësaj ngjarje. Të trupin e të riut janë gjetur edhe njolla gjaku.

J.V/Dosja.al

Shto Koment