Aktualitet

Durrës/ 30 vjeçari humb kontrollin e motoçikletës, përplaset me shtyllën, dërgohet me urgjencë në spital

Nje 30-vjecar ka mbetur i plagosur rëndë, pasi ka humbur kontrollin e motocikletës dhe është përplasur me një shtyllë.
Featured image of article: Durrës/ 30 vjeçari humb kontrollin e motoçikletës, përplaset me shtyllën, dërgohet me urgjencë në spital Foto ilustruese

DURRËS- Një 30 vjeçar është plagosur mëngjesin e sotëm në lagjen 14, pasi ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi. Sipas infromacioneve paraprake, mësohet se i plagosuri është shtetasi me iniciale E.T., 30 vjeç. I riu është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Informacion Paraprak

Më datë 22.03.2019, rreth orës 09:40, në lagjen nr 14 Durrës, shtetasi E.T., 30 vjeç , duke drejtuar motorçikletën e tij , ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën e ndriçimit, si pasojë e përplasjes shtetasi E.T.,është aksidentuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve .

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment