Aktualitet

Grabiste sahatët e ujit, arrestohet 39-vjeçari në Durrës

Të prangosurit iu gjetën 38 sahatë uji. Ai do të akuzohet për vjedhje. 
Featured image of article: Grabiste sahatët e ujit, arrestohet 39-vjeçari në Durrës Foto ilustruese
Përditësuar:

DURRËS– Një 39-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet se ka vjedhur 18 sahatë uji, që i merre në banesat e qytetarëve të ndryhsëm. Sipas njoftimit zyrtar, 39-vjeçari me inicialet A.H., banues në Tiranë, i kishte vjedhur sahatët e ujit në lagjen 14 dhe në lagjen 17 të qytetit të Durrësit. Të prangosurit iu gjetën 38 sahatë uji. Ai do të akuzohet për vjedhje. 

Njiftimi i policisë Durrës

Vidhte sahatët e ujit në lagjet e qytetit të Durrësit, por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, vihet në pranga autori. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 18 sahatë uji. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Rendit, arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 39 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë, pas ankesave të marra nga qytetarët për vjedhje të sahatëve të ujit, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë monitorimit të lagjeve, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të autorit të vjedhjeve, të cilit në momentin e kapjes iu gjetën me vete 18 sahatë uji që i kishte vjedhur në lagjen 14 dhe në lagjen 17 të qytetit të Durrësit. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të dyshuara të kryera nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment