Aktualitet

Banesa përfshihet nga flakët në Durrës, humb jetën e moshuara (EMRI)

Mësohet se ka humbur jetën 70-vjeçarja Dashurie Koçi, e cila jetonte e vetme. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një cigare e lënë ndezur nga 70-vjeçarja.
Featured image of article: Banesa përfshihet nga flakët në Durrës, humb jetën e moshuara (EMRI) Foto ilustruese
Përditësuar:

Durrës- Ngjarje e rëndë në Durrës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ka humbur jetën 70-vjeçarja Dashurie Koçi, pasi banesa e saj në lagjen nr.10 të qytetit u përfshi nga flakët. Të njëjtat burime bëjnë me dije se e moshura u asfiksua nga tymi. Viktima është  jetonte e vetme në banesë dhe shkak i zjarrit dyshohet të jetë një cigare e harruar ndezur nga 70- vjeçarja. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Njoftimi i Policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 02.06.2020, rreth orës 05:00, në lagjen nr.10,Durrës, ka rënë zjarr në një banesë në katin e dytë të një pallati,e për pasojë ka humbur jetën shtetësja D.K.,70 vjeçe, e cila jetonte e vetme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

J.V/Dosja.al

Shto Koment