Rajoni

“Durimi jonë u sos”, lideri i opozitës maqedonase thirrje për protesta: Të dalim në rrugë e sheshe

Mickoski  ka theksuar se po mbaron edhe durimi i opozitës, prandaj edhe u bën thirrje qytetarëve të dallojnë  grupëet partiake ose etnike.
Featured image of article: “Durimi jonë u sos”, lideri i opozitës maqedonase thirrje për protesta: Të dalim në rrugë e sheshe Hristijan Mickoski

MAQEDONI  E VERIUT- Lideri i VMRO-DPMNE-së,  Hristijan Mickoski gjatë një takimi me qytetarët në Gevgjeli ka folur për negociatat me BE-në, ku ka thënë se një datë të caktuar për nisjen e negociatave nuk mund ta vendosin kurrsesi politikanët që  e kanë premtuar këtë gjë.

Mickoski  ka theksuar se po mbaron edhe durimi i opozitës, prandaj edhe u bën thirrje qytetarëve të dallojnë  grupëet partiake ose etnike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Mos prisni që këto të paaftë, këto politikanë kamikazë do të ikin vetë. Na duhet bashkim, na duhet rruga, na duhen sheshet, duhet të kalohet çdo shtëpi e bashkëqytetarëve tanë t’u themi se ne jemi ndryshe. Prej sot fillon përballja e fundit. Prej sot e paralajmëroj fitoren e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”. Prej sot i ftoj të gjithë ata që mendojnë se politikat e Zoran Zaevit dhe LSDM-së janë të gabuara, e ftoj të na bashkohet, pavarësisht a është maqedonas, shqiptar, turk, rom, vlleh, boshnjak, serb dhe pa dallim a është pjesë e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit ose LSDM-së- është  shprehur  Mickoski.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment