Aktualitet

Aksioni i OFL-së/ Gjykata e Posaçme i sekuestron Durim Bamit “Audin” e blinduar

Gjykata e Posaçme i ka sekuestruar Durim Bamit vetëm një makinë të blinduar, makinën tip "Audi" ngjyrë të zezë.
Featured image of article: Aksioni i OFL-së/ Gjykata e Posaçme i sekuestron Durim Bamit “Audin” e blinduar Durim Bami dhe OFL

Tiranë- Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit i ka sekuestruar Durim Bamit makinën e blinduar, tip “Audi” ngjyrë të zezë, pasi ai është subjekt i OFL-së, (Operacioni Forca e Ligjit).  Më 8 shkurt të këtij viti, OFL-ja i sekuestroi Durim Bamit makinën e blinduar.

Kush është Durim Bami? 

Durim Bami njihet nga të gjithë si “i forti” i Niklës, që ka trazuar politikën shqiptare. Në 2015 Bamit i kanë vënë eksploziv në makinën e tij tip “BMW X5″ me targa AA 858 IS, por nuk pati lëndime. Në 3 mars të 2015 ai është arrestuar nga Policia pas akuzave të Tom Doshit, se ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar atë përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro. Bami u kap në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi. Pas arrestimit ai tha se ishte vrasës me pagesë dhe ishte paguar nga Ilir Meta për të vrarë Tom Doshin. Më 4 korrik të 2018 ai u lirua nga Gjykata, pasi kjo e fundit e dënoi me 1 vit burg, por që dënimin ta kryente në “shërbim prove”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po kështu 41-vjeçari ka qenë i dyshuar në vitin 2004 për një tentativë vrasjeje. Ai është dyshuar për vrasjen e Erzen H. dhe Hasan K. Gjithashtu Durim Bami rezulton si personi i fundit që ka takuar shtetasin Enver Stafuka. Më herët ai është dënuar me 4 vjet burg për veprën penale të pengmarrjes. Bami u ndalua edhe në shtator të 2018 nga një operacion i RENE-as në Nikël pas informacioneve se në banesat e të fortëve në këtë zonë kishte armë, drogë dhe sasi eksplozivi.

Që prej 3 shkurtit, OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e pasurive të emrave të njohur të botës së krimit. OFL ka dërguar tashmë formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishaj, Dash Gjoka, Emiljano Hysenaj, Lulzim Berisha, Edlir Hysenaj, Altin Hajri, Ardian Capja, grupi i Dukagjinit, Saimir Taullau, Ben Qimja, Durim Bami, Landi Muharremi, Bardhok Pllanaj, Alberto Lamaj, Dritan Dajtit, Xhevdet Troplinit, Emiljano Shullazit, Gjergj Cukalit, Orges Jahelezi dhe Pajtim Serjanit, Gazmend Mahmutajt, Edison Çobos, Ervis Martinajt, Arben dhe Valentino KaçorritAltin Lamajt,  Eduard Dushkut, Fatjon Laze dhe Kreshnik Budlla.

J.V/Dosja.al

Shto Koment