Aktualitet

Tërmetet në vend/ Flet sizmiologu Llambro Duni: Mos u shqetësoni, janë paslëkundje

Llambro Duni ka deklaruar se për lëkundjet e fundit sizmike nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi sipas tij janë paslëkundje.
Featured image of article: Tërmetet në vend/ Flet sizmiologu Llambro Duni: Mos u shqetësoni, janë paslëkundje Llambro Duni

Tiranë- Një tjetër tërmet,me epiqendër në afërsi të Shijakut goditi vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sizmiologu shqiptar, Llambro Duni ka deklaruar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi sipas tij këto janë paslëkundje.

“Është në kuadrin e pas lëkundjeve. Tërmeti i 26 nëntorit, në madhësinë që ka pasur, do të shoqërohet me pasgoditje, që do të vazhdojnë për disa muaj. Kjo e natës së kaluar është e kësaj natyre, kështu që mendoj se nuk ka vend për t’u shqetësuar. Kjo ngjarje e fortë do të pasohet me ngjarje shumë herë më të vogla, ndonjëra prej të cilave edhe do të ndihet. Jam i bindur që nuk do të ketë ngjarje me magnitudë më të lartë, do të ketë ngjarje me magnitudë më të vogël”, u shpreh ai.

Lëkundjet sizmike ndodhën në orën 01:40 të mëngjesit të sotëm, të cilat ishin me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter. Mësohet se epiqendra ka qenë në veriperëndim të Shijakut, me një thellësi prej 10 kilometrash.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas tërmetit tragjik, të 26 nëntorit të vitit të kaluar, ku humbën jetën 51 persona në Shqipëri, një tjetër tërmet i fortë goditi Turiqinë pak ditë më parë. Deri më tani në Turqi raportohet për  35 të vdekur. Ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 1607 persona.

J.V/Dosja.al

Shto Koment