Politike

Dule kundër ndryshimeve kushtetuese të miratuara: Mohojnë mundësitë për përfaqësimin e minoriteteve

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka dalë kundër ndryshimeve kushtetuese të miratuara në parlament, duke ngritur shqetësimin, se mohojnë mundësitë e përfaqësimit të minoriteteve. Sipas tij, duhet që në Shqipëri të implementohen praktka të avabncuara për garantimin e kësaj të drejte.
Featured image of article: Dule kundër ndryshimeve kushtetuese të miratuara: Mohojnë mundësitë për përfaqësimin e minoriteteve Vangjel Dule

TIRANË- Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka reaguar pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në parlament. Nëpërmjet një postimi në Tëittër, Dule shkruan, se ndryshimet kushtetuese, kufizojnë deri në mohim, mundësitë minimale të përfaqësimit të minoriteteve. Sipas tij, duhet ndërhyrje e menjëhershme, për të garantuar këtë të drejtë elementare, duke implementuar praktika më të avancuara.

Amendimet e njëanshme dhe të paprecedentë, me praktika të panjohura në realitetet e NATO-s dhe BE-së, të dokumentit themelor të shtetit, krijojnë një realitet të ri kushtetues në lidhje me zgjedhjet dhe përfaqësimin politik në vend.Krahas aspekteve të tjera negative,ato po kufizojnë deri në mohim edhe mundësitë minimale ekzistuese të përfaqësimit të minoriteteve. Kësisoj,është imediate nevoja e garantimit të kësaj të drejte elementare duke implimentuar TANI praktikat më të avancuara edhe në vendin tonë“, shkruan Dule në Twitter.

 

 

Reagimi i Dules vjen pas vendimit të Kuvendit, që miratoi me 106 vota pro ndryshimet kushtetuese të propozuara nga Partia Socialiste dhe opozita parlamentare. Listat e deputetëve në zgjedhjet e vitit 2021 do të jenë të hapura ndërsa koalicionet parazgjedhore nuk do të jenë si në zgjedhjet e shkuara. Opozita tha se kjo është një maskaradë e kryeministrit për të vënë interesat personale mbi ato të shqiptarëve. Ndërsa ndërkombëtarët shprehën zhgënjimin e tyre shprehën keqardhje, duke thënë se do të donin, që ndryshimet kushtetuese të kishin dakordësinë e të gjitha palëve.

(g.sh/dosja.al)

Shto Koment