Politike

“Duket sikur ka një lloj mallkimi!” Rama: Kur ne ishim në formë jo të mirë ata nuk uleshin në tryezë, ndërsa tani ata janë keq dhe ne jemi mirë

VIDEO
  • Rama flet në konferencën e ‘The Economist’: Dialogu është i vetmi instrument
  • Rama tha se kur Shqipëria nuk ishte në formë të mirë ata nuk uleshin në tryezë, tani që jemi në formë të mirë ne janë ata në formë të keqe.

    GREQI– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në konferencën e zhvilluar nga “The Economis” aty ku u shpreh se e vetmjha alternativë që kanë është të bëhen pjesë e BE-së.

    Mirëpo më tej në tryezën me temë, “Ballkani Perëndimor përtej 2020-s”, Rama tha se kur Shqipëria nuk ishte në formë të mirë ata nuk uleshin në tryezë, tani që jemi në formë të mirë ne janë ata në formë të keqe.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Mendoj që Shqipëria dhe të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor janë në një moment të rëndësishëm historik, mes një të shkuare që duan ta lënë pas krahëve dhe një të ardhme që nuk ka ardhur. Pra për të qenë tërësisht të integruar në BE. Kjo është diçka e dukshme dhe duket sikur ka një lloj mallkimi, se kur ne ishim në formë jo të mirë ata nuk uleshin në tryezë, tani që jemi në formë të mirë ne janë ata në formë të keq. Por ne nuk kemi alternativë tjetër, e vetmja është të jemi pjesë e BE. Jo sepse na e kërkojnë miqtë më të fuqishëm, por sepse kjo është një kërkesë e fëmijëve tanë, e brezit të ardhshëm, është ëndrra e përhershme e etërve tanë”, u shpreh Rama.

    Rama ndodhet në Greqi, pasi mori pjesë në konferencën e “The Economist”. Kryeministri darkoi mbrëmjen e djeshme me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis. Ka qënë vetë Rama ai që ka postuar foto dhe video nga darka, ku është shfaqur i buzëqeshur krah homologut grek. Në këtë takim Rama shoqërohej nga këshilltari i tij për mediat, Endri Fuga.

    (A.B)/Dosja.al

    Shto Koment