Bota

“Duket se gjithçka po shkon sipas planit”, udhëheqësit e Miçiganit kapen duke pirë Shampanjë në hotelin e Trump pas mbledhjes në Shtëpinë e Bardhë

Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve të Miçiganit, Lee Chatfield dhe republikani Jim Lilly u fotografuan në hotelin e Trump së bashku me disa persona të tjerë.
Featured image of article: “Duket se gjithçka po shkon sipas planit”, udhëheqësit e Miçiganit kapen duke pirë Shampanjë në hotelin e Trump pas mbledhjes në Shtëpinë e Bardhë Takimi ne hotelin e Trump

SHBA- Udhëheqësit republikanë të Miçiganit, janë kapur duke pirë shampanjë dhe Don Perinjon në hotelin e Trump pas disa orësh mbledhjeje në Shtëpinë e Bardhë. Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve të Miçiganit, Lee Chatfield dhe republikani Jim Lilly u fotografuan në hotelin e Trump së bashku me disa persona të tjerë.

Dy nga udhëheqësit republikanë të Miçiganit ishin të ftuar në Shtëpinë e Bardhë ditën e djeshme për të folur rreth rezultatit të votave në këtë zonë dhe në Xhorxhia ku Trump humbi për herë të dytë pas rinumërimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Takimi pas mbledhjes në Shtëpinë e Bardhë, në hotelin Trump u kthye në “mënyrë festimi”, edhe pse nuk dihet ende arsyeja e festimit, pasi presidenti i ka humbur zgjedhjet ligjërisht, edhe pse nuk e pranon rezultatin.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment