Bota

Dukej sikur ishte shtatzanë, 30 vjeçarja heq tumorin 5 kilogramësh nga barku i saj (Foto)

30-vjeçarja Layla Cummins zbuloi një masë të madhe rreth 20cm në gjatësi duke u rritur në vezoren e saj.
Featured image of article: Dukej sikur ishte shtatzanë, 30 vjeçarja heq tumorin 5 kilogramësh nga barku i saj (Foto) Layla Cummins dhe tumori i hequr.

Layla Cummins, një shkrimtare e pavarur nga Bristol, vuri re se stomaku i saj ishte i fryrë dhe i butë kështu shkoi në spital për tu vizituar më herët këtë vit.

30-vjeçarja më pas bëri një test me ultratinguj në spitalin e Shën Michael, Bristol, i cili zbuloi një masë të madhe rreth 20cm në gjatësi duke u rritur në vezoren e saj.

Por kur mjekët filluan të operojnë Laylan, ata gjetën se ishte në të vërtetë një masë e madhe 40 cm e gjerë e cila peshonte 5 kilogramë.

Mjekët duhej të hapnin një çarje të madhe në barkun e saj, pasi e kuptuan se sa I madh ishte tumori.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Layla tha se tumori i dha asaj një bark të madh dhe i jepte ndjesi lodhjeje dhe dhimbje.

Ajo tha se fryrja me madhësinë e një shalqiri të vogël, e bëri të duken shtatzënë. Tani ajo e ka hequr atë dhe thotë se ndihet shumë më mirë dhe shumë më e lehtë.

B.N/dosja.al

Shto Koment